Lajme

Dy vajza që erdhën nga Italia në Kosovë dyshohet se janë prekur me coronavirus

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, dy vajza dyshohet se janë prekur me coronavirus.Infektologu në Klinikën Infektive të QKUK-së, Valbon Krasniqi, konfirmoi se dy vajzat janë shtetase të Kosovës që kanë ardhur nga Italia.

“Po janë dy vajza të dyshuara, jemi në pritje të rezultateve. Ato kanë ardhur nga Italia, janë të moshës 20 dhe 23”, tha Krasniqi.

Deri më tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, si dhe kanë dhënë disa rekomandime, që të shmangen kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksionet akute të frymëmarrjes dhe të mbahet higjiena personale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close