Lajme

Veseli për Kurtin: Ky njeri paraqet rrezik për shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur si rrezik për shtetin.

Veseli, tha sot në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për tarifën ndaj Serbisë, se qasja konfrontuese e kryeministrit Albin Kurti me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke e dobësuar Kosovën në raport me Serbinë, ende pa filluar dialogu.Ai tha para deputetëve të Kosovës tha se është më shumë se serioze ajo se çfarë dëgjuan sot nga Kurti.

“Është shumë serioze ajo që dëgjuam sot nga kryeministri, më shumë se serioze”, tha Veseli, duke shtuar se Kurti paraqet rrezik për shtetin dhe sovranitetin.Madje, duke instaluar edhe frymën anti-amerikane te qytetarët, ai po ia sjell Kosovës rrezikun më të madh të mundshëm, që as Serbia nuk ka mundur ta bëjë. E ardhmja e shtetit të Kosovës, e cila është e pasigurt dhe e rrezikuar me këtë koalicion dhe me Albin Kurtin Kryeministër.Kryeministër kanë ndryshuar senet, Kosova është e pavarur e sovran”,tha Veseli në fjalimin e tij.

Ai duke folur për taksën, tha se kishte propozuar pezullimin për 120 ditë, për me i dhënë mundësi marrëveshjes gjatë kësaj periudhe, ndërsa nuk arrihet atëherë të vendoset reciprocitet i plotë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close