Lajme

Kurti i shkruan letër presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.Në letrën e dërguar presidentit Donald Trump, Kurti e ka informuar për programin qeverisës dhe për qeverinë e re të Kosovës.

Poashtu Kurti ka theksuar se Qeveria e tij dhe ai janë të përkushtuar për zgjedhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Përmes kësaj letre, Kurti ka njoftuar presidetin Trump edhe për çështjen e taksës ku ka thënë se nga 15 marsi do të fillojnë me heqjen e tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

“Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushtatën për çnjohjet e Kosovës”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar Trumpit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close