Lajme

Emigrantët nuk preferojnë azilin, qëndrojnë ilegalisht në Kosovë

Trendi i fluksit të azilkërkuesve në Kosovë po vazhdon të rritet, thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.Deri më tani, sipas shifrave zyrtare nga kjo ministri, numri i emigrantëve që kanë hyrë në Kosovës ka kaluar numrin 900 veta, vetëm gjatë dy muajve të parë këtij viti.

Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, thotë se në fillim të këtij viti është shënuar trend i rritjes së azilkërkuesve në krahasim me dy vjetët e kaluara.

“Prej tyre, sirianët dominojnë, janë rreth 300 vetëm nga Siria, pastaj 56 persona i kemi nga Palestina (Autoriteti Palestinez), 54 nga Iraku, nga Maroko 63, Algjeria 27, Afganistan 26. Kemi edhe nga vendet e tjera nga, Irani, Tunizi, Jemeni, Egjipti, Libani”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka shpjeguar se nga mbi 900 personat që kanë hyrë në Kosovë në dy muajt e fundit, vetëm 540 prej tyre kanë shprehur dëshirën që të plotësojnë aplikacionin dhe të kërkojnë azil në Kosovë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close