Lajme

Aksion simbolik, vendoset një arkivol para Qeverisë, Policia arreston aktivistët e AAK-së

Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë realizuar sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, duke e vendosur një arkivol, që sipas të rinjve të AAK-së, simbolizon varrosjen e premtimeve nga Qeveria Kurti.

Të rinjtë e AAK-së në arkivol kanë vendosur mbishkrime “Reciprociteti”, “Parimet”, “Premtimet”, “Taksa 100 për qind”, etj.Pas këtij aksioni të të rinjve të AAK-së, ka reaguar kjo parti duke dënuar ashpër arrestimin e aktivistëve të tyre.

“Dënojmë ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjve të AAK-së, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë”, thuhet në reagim.

Sipas AAK-së, trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close