Lajme

Mbledhja e Qeverisë në Prevallë – pritet harmonizimi i programit qeverisës

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen gjithëditore, të paralajmëruar për sot nga kryeministri Albin Kurti.Fillimin e kësaj mbledhje e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti.Në këtë mbledhje e cila do të zgjasë me orë të tëra do të diskutohet për versionin përfundimtar të programit qeverisës.

Ndryshe dje në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se: “Kisha theksuar rëndësinë e mbledhjes së nesërme që kemi e cila është mbledhje gjithëditore që draft programi qeverisës të përgatitur nga Zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar të programit tonë qeverisës, në një plan të punës dhe aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, votuar më 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Republikës”.
Mbledhja është duke u mbajtur në Prevallë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close