Lajme

Kushti i Kurtit ndaj BE-së nuk ia siguron Kosovës vizat

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga BE-ja heqjen e vizave për Kosovën si vlerësim për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, mirëpo BE-ja, ndonëse ka mbështetur rrëzimin e taksës, ende nuk është deklaruar për vizat. Ndërkohë opozita ka kundërshtuar kushtëzimin e Kurtit, duke thënë se veprime të tilla e dëmtojnë procesin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që t’i ofrojë Kosovës liberalizim të vizave para Samitit të Zagrebit, që do të mbahet më 7 maj të këtij viti.Kurti ka parashtruar këtë kërkesë ndaj BE-së si vlerësim për heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.

BE-ja ka mbështetur lëvizjen e Kurtit për taksën, mirëpo ende nuk është deklaruar për këtë çështje me gjithë insistimin e gazetës. Ndërkohë kushtëzimet e tilla të Kurtit i ka kundërshtuar opozita. Ata thonë se Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave, por një gjë e tillë nuk mund të arrihet duke i vënë kritere BE-së.Ani pse do të donin që këto kërkesa të Kurtit të drejtuara BE-së të plotësoheshin, sipas tyre këto janë vetëm deklarime të kryeministrit për konsum të brendshëm.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close