Lajme

Qeveria e Kosovës shkarkoi Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”

Qeveria e Kosovës pas shkarkimit të Bordit të Infrakosit, shkarkoi sot edhe Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”.Drejtorët e shkarkuar janë ata që përfaqësojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës në ndërmarrjen “Trepça”.Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari tha se Republika e Kosovës është 80 për qind pronare e aksioneve të ndërmarrjes “Trepça”.

“Qeveria emëron 6 nga 9 drejtorët në Bordin mbikëqyrës dhe mund t’i shkarkojë këta drejtor sipas Ligjit të ndërmarrjeve publike.Në rastin e ‘Trepçës’ tërësia e rrethanave rreth menaxhimit të palujtshmërive dhe punësimit jep arsye për të besuar se Bordi mbikëqyrës ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, tha ajo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close