LifestyleShowbiz

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit, sipas një studimi të ri nga David Geffen School of Medicine në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, të udhëhequr nga dr. Lenore Arab.Funksioni kognitiv ishte vazhdimisht më i madh tek pjesëmarrësit e rritur që konsumuan arra, pavarësisht nga mosha, gjinia ose përkatësia etnike.

Ky studim ndërsektorial është analiza e parë e madhe përfaqësuese e konsumimit të arrave dhe funksionit kognitiv, dhe i vetmi studim që i përfshin të gjitha të dhënat kognitive në sondazhet në dispozicion të National Health and Nutrition Examination (NHANES).Sondazhet e NHANES janë nxjerrë nga një mostër e madhe e popullsisë amerikane, në mënyrë tipike prej moshës 1 deri në 90 vjeç.

Në këtë studim, pjesëmarrësit ishin të rriturit e moshave 20-59 vjeç, si dhe 60 e tutje. Dr. Arab dhe bashkëstudiuesi dr. Alfonso Ang konstatuan se pjesëmarrësit e studimit me konsum më të lartë të arrave performonin dukshëm më mirë në një seri prej gjashtë testeve kognitive.

Dr. Arab theksoi: “Është interesante të shihet fuqia e provave nga kjo analizë në gjithë popullsinë amerikane në mbështetje të rezultateve të mëparshme të studimeve të kafshëve që e kanë treguar dobinë neurombrojtëse nga ngrënia e arrave, dhe kjo është një sasi realiste – më pak se një grusht në ditë (13 gramë).

Ekzistojnë përbërës të shumtë potencialë aktivë në arra që mund të jenë faktorë kontribuues në mbrojtjen e funksioneve kognitive.Kjo përfshin edhe përmbajtjen e lartë të antioksidanteve në arra (3,7 mmol/uncë), kombinimin e vitaminave dhe mineraleve të shumta si dhe faktin se ato janë të vetmet produkte të familjes së arrorëve që e përmbajnë një burim të konsiderueshëm të acidit alfa-linolenik (ALA) (2,5 gramë për uncë), një acid ky yndyror omega-3 me bazë bimore me përfitime shëndetësore për zemrën dhe të trurin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close