Lajme

Kurti: Do ta largojmë tarifën, do ta zbatojmë reciprocitetin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka bërë të ditur se do largojnë tarifën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, ndërsa do ta zbatojnë reciprocitetin si masë mbrojtëse për prodhuesit.Kurti këto komente i bëri në Konventën e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.“Parimet e reciprocitetit do të bazohen në CEFTA”, tha Kurti, duke bërë të ditur se tashmë është themeluar Grupi punues për vlerësimin e masave mbrojtëse të reciprocitetit dhe sa ta marr rekomandimin do të vendosë për këtë çështje.

Ndryshe, edhe një ditë më parë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se brenda disa ditësh do të vendoset për çështjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë.Osmani të martën pas mbledhjes së Kryesisë tha se ekziston një marrëveshje e partive në qeveri lidhur me tarifën ndaj produkteve të Serbisë dhe lidhur me konkretizimin e kësaj marrëveshjeje këto dy-tri ditë të ketë një koordinim dhe do të vendosen hapat qoftë kohor ose përmbajtjesor lidhur me zbatimin e marrëveshjes për tarifën.

Por, për dallim nga partitë në pushtet, shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa 100% ndaj produkteve serbe.Sipas tij, taksa ka pamundësuar pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close