Lajme

Konjufca pas takimit me Cakajn: Raportet tona janë vëllazërore

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Cakaj fillimisht është pritur në takim nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.Pas takimit në një adresim për media, Konjufca shtoi se raportet Kosovë-Shqipëri janë raporte vëllazërore, duke thënë se kemi më shumë obligime ndaj njëri-tjetrit sesa falënderime.

“Është bërë një punë e madhe deri tash por hapësira për mi thellua raportet dhe marrëdhëniet tona është gjithmonë e hapur. Sa i përket bashkëpunimit tonë, marrëveshjet që janë arritur deri tash do të përpiqemi ti zbatojmë. Mbledhja e përbashkët e qeverive tona që do të ndodh në Shkodër ne do të jemi në koordinim maksimal, që të jetë një organizim i mirë dhe me marrëveshje konkrete”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se raportet ekonomike dhe tregtare duhet të përmirësohen.

“Prej që është vendos tarifa për produktet nga Serbia, shkëmbimet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës janë rritur mbi 300%, por kjo nuk ka ndodhur me të njëjtën masë për shkëmbimet nga Kosova në drejtim të Shqipërisë”, u shpreh Konjufca.

Konjufca falënderoj Republikën e Shqipërisë që nuk heziton të ndihmojë Kosovën që të jetë prezentë në arenën ndërkombëtare.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close