Lajme

Haxhiu flet për Vettingun në drejtësi: Mund të bëhet brenda dy viteve të para të qeverisjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një intervistë për Telegrafi.com, ka folur edhe për procesin e Vettingut, si një ndër sfidat më të mëdha me të cilën do të ballafaqohet ky institucion.

Haxhiu ka thënë se ky proces do të bëhet në koordinim të plotë me Kuvendin e Kosovës në mënyrë që Kuvendi mos ta shfrytëzohet vetëm për votim të ligjeve, por edhe për të dhënë kontributin në këtë proces, i cili së pari duhet ta ketë konsensusin politik.E pyetur se a mendon se do ta ketë përkrahjen e partive politike, në këtë rast opozitës, Haxhiu përmendi faktin se PDK e ka pasur në plan procesin e Vettingut, duke thënë se nuk mendon se do të ketë kundërshtime për këtë.

Duke pasur parasysh kohën sa mund të marr formimi i Vettingut në drejtësi, ministrja Haxhiu theksoi se ky proces mund të kryhet brenda dy viteve të qeverisjes.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close