Lajme

Diskutohen modalitetet e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

“Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës si përfaqësues i vetëm i pushtetit lokal të Kosovës.Në këtë takim po ashtu janë debatuar edhe modalitetet e bashkëpunimit dhe kyçjes së përfaqësuesve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në grupet e punës ku diskutohen aktet ligjore që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në mënyrë që zbatimi i tyre pas konsultimit me komunat do të jetë më efikas dhe në funksion të nevojave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close