LifestyleShowbiz

Shtatë arsye pse duhet të pimë çaj

Çaji përmban përbërësin i cili quhet flavanoid epigallacatechin gallate, i cili është përgjegjës për zvogëlimin e tumoreve.

Pas ujit, çaji është pija më e konsumuar në botë. Përveç shijes, arsye për këtë janë edhe veçoritë e tij që përmirësojnë shëndetin.Më të shëndetshmit janë çaji i gjelbër dhe zi dhe ja edhe shtatë arsye pse:

Mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Nëse çaji pihet tri apo më shumë herë në ditë ai mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, me siguri për shkak të antioksidantëve, ndërsa disa shkencëtarë thonë që çaji i gjelbër dhe i zi ndihmojnë në parandalimin e arterosklerozës.

Mund të reduktojë tumoret

Çaji përmban përbërësin i cili quhet flavanoid epigallacatechin gallate i cili është përgjegjës për reduktimin e tumoreve në testimet laboratorike të një studimi skocez. Mjekja Christine Dufes, udhëheqësja e hulumtimit, ka thënë se si çaji ka reduktuar madhësinë e tumorit, ndërsa te disa raste tumoret janë zhdukur tërësisht.

Përmirëson vitalitetin në moshë më të vjetër

Studimi i kryer në 14 mijë njerëz më të moshuar se 65 vjet, i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, ka treguar që personat më vital ishin pikërisht ata që pinin çaj të gjelbër. Duke pirë çajin njerëzit më të vjetër do të kenë më pak probleme gjatë veprimeve si pastrimi apo larja dhe veshja.

Ul tensionin e gjakut

Edhe pse nuk mund të identifikohet saktë komponenti i çajit të zi i cili e bën këtë, ai e ul pak tensionin e gjakut, thotë një studim australian.

Forcon imunitetin

Çaji i gjelbër rrit numrin e qelizave T në trup të cilat janë të rëndësishme në sistemin e imunitetit, por edhe “mëson” të gjitha qelizat e sistemit të imunitetit për t’i njohur më mirë bakteret dhe dëmtuesit apo keqbërësit në trup.

Rehidraton

Edhe pse përmban kafeinë e cila dehidraton organizmin, çaji arrin të rehidratojë trupin.

Ndihmon gjatë dobësimit

Disa hulumtime sugjerojnë se si pirja e pesë filxhanëve çaj në ditë ndihmon gjatë humbjes së kilogramëve, veçanërisht në zonën e barkut.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close