Lajme

Qeveria miraton kërkesën për buxhet edhe për muajin mars

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që propozimi për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars t’i dërgohet Kuvendit për miratim.Ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi ka kërkuar para anëtarëve të kabinetit qeveritar që të ndahen këto mjete në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e pagesës së detyrimeve.

“Në këtë mbledhje të Qeverisë paraqes kërkesën për ndarjen e buxhetore edhe për muajin mars për të siguruar vazhdimësinë buxhetore. Nga vlerësimet e MFT-së, konstatojmë se ndarja 1/6 nuk është e mjaftueshme për pagesën e pagave dhe shpenzimeve, kërkojmë alokimin e mjeteve”, tha Bislimi.

Po ashtu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë, javën e kaluar kishte deklaruar se mbetet të shihet, a do të zgjatet buxheti aktual edhe për muajin mars, apo të votohet ai për këtë vit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close