Lajme

Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Në këtë mbledhje, po ashtu janë paraparë që të shfuqizohen edhe disa vendime të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.Sipas pikës së parë të rendit të ditës, Qeveria Kurti ka shfuqizuar të njëjtin vendim që e kishte marrë Qeveria Haradinaj, në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për vartësit e tij në kabinet.Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave deri në 100 për qind.
Qeveria e kaluar kishte marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close