Lajme

Pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta, Qeveria ndan mbi 400 mijë euro për Pejën dhe Istogun

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka paraqitur para kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme kërkesën që të ndahen mjete për komunën e Pejës dhe Istogut për sanimin e dëmeve që shkaktuan erërat e forta.Ministrja Bajrami tha se nga erërat e forta në këto dy komuna janë dëmtuar dhjetëra objekte edukativo-arsimore.

“Së bashku me kryeministrin Kurti dhe ministrin Mustafa ne kemi parë për së afërmi situatën e krijuar në këto dy komuna. MASHTI ka dërguar ekipet profesionale nga ministria ku së bashku me ekspertët e komunave kanë vlerësuar dëmet e shkaktuara. Në Pejë janë dëmtuar 8 objekte arsimore, kurse në Istog 12 objekte”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se komunës së Pejës duhet t’i ndahen 297 mijë euro, kurse komunës së Istogut 136 mijë euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close