Lajme

UP që nga sot në pullë postare

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka promovuar pullën postare me logon e 50 vjetorit për nder të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Promovimin e kësaj pulle e ka bërë Posta e Kosovës me rast të shënimit të pesë dekadave të themelimit të Universitetit të Prishtinës si institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor në Republikën e Kosovës.Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema tha se promovimi i kësaj pulle postare është aktivitet i rëndësishëm për Universitetin e Prishtinës si shpërblim i punës së madhe të këtij universiteti.
Nderkaq kryeshefi ekzekutiv i postës së Kosovës, Shefqet Avdija tha janë krenarë që kanë bërë promovimin e pullës postare për Universitetin e Prishtinës me qëllim të promovimit të vlerave në Republikën e Kosovës.

Avdija tha se historia e Universitetit të Prishtinës është e pandashme me historinë e popullit, andaj edhe kjo pullë postare do të udhëtojë kudo nëpër botë me imazhin e tempullit të arsimit si institucioni më i rëndësishëm në Kosovë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close