Lajme

Mbahet mbledhja e 25- të e Kuvendit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 25- të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2019, raporti i punë së KKSB-së për vitin 2019, shqyrtimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2019.

Elaborimin e raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2019 e bëri Osman Sadikaj-Zyrtar Kryesor Finaciar.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close