Lajme

Kryetari Haki Rugova ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Caritasin Zviceran.

Kryetari i komunës Haki Rugova, ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëfinancimit me Caritasin Zviceran, për projektin ”Prosperiteti i Prodhimtarisë Agrare në Kosovë nga Investimet e Qëndrueshme Rurale” Nga ky projekt do të përfitojnë fermerët e komunës së Istogut kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe prodhimin e mjaltës. Qëllimi kryesor i projektit është promovimi dhe prodhimi i frutave manore, certifikimi i fermerëve me standarde organike të prodhimit, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve si dhe themelimi i zinxhirit të vlerave prodhuesit. Kostoja e projektit është 60 mijë euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close