Lajme

Korrupsioni dhe krimi i organizuar shkaktarët kryesor të ngecjes së Kosovës në integrimin në BE

Politizimi i administratës publike, korrupsioni, krimi i organizuar, si dhe sistemi gjyqësor jo efikas mbeten fajtorët kryesor te ngecjes së Kosovës në integrimin në BE.

Kështu u tha në publikimin e hulumtimit rajonal të D4D të quajtur “Reformat institucionale dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi”.Prezantimi i këtij hulumtimi për Kosovën është bërë nga Valëza Zogiani, hulumtuese e politikave në D4D.

Ajo tha se Kosova konsiderohet vend kandidat potencial për t’u anëtarësuar në BE dhe se nga pavarësia rruga e integrimit në BE ka qenë një prioritet i pavarur dhe i ndërlidhur i politikës së jashtme për Kosovën.

Mirëpo, ajo tha se edhe pas 12 viteve pas pavarësisë synimet e Kosovës për integrime evropiane nuk janë shumë të prekshme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close