Lajme

Përfundon takimi për hekurudhat Kosovë-Serbi

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan të hënën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtarët biseduan për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit.Zyrtari për media i Grenellit, Dick Custin, konfirmoi për Radion media se takimi ka përfunduar, porse, tash për tash, nuk ka informacione shtesë.

Arritjen e marrëveshjes për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë e konfirmuan të premten Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Grenell bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës – parti këto që po bëjnë përpjekje për formimin e koalicionit qeveritar në Kosovë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close