Lajme

Mustafa e Kurti u takuan mbrëmë në Prapashticë, sot nuk pritet takim

Nuk është paraparë që do të ketë takim sot në mes të Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Ndonëse mbrëmë Kurti dhe Mustafa janë takuar në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë,ndërsa sot nuk është parashikuar që të ketë takim në mes dy liderëve.Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë përpjekje gjatë gjithë natës se mbrëmshme për të arritur një marrëveshje për koalicionin. Dy liderët partiak kanë qëndruar deri në orën 02:00 pasmesnatës.

Dy partitë që tash e një kohë po tentojnë bashkimin për bashkëqeverisje, por deri tani nuk arritën të dakordoheshin kur erdhi puna te ndarja e posteve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close