Lajme

Daut Haradinaj tregon se a do të garojë për kryetar të AAK-së

Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të partisë nënkupton përgatitje të këtij subjekti për zgjedhjet e brendshme në të cilat të gjithë do të jenë të barabartë për të garuar për kreun e saj.

Haradinaj ka pohuar se ai nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar.

“Jam komod me detyrat që kam pas deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”.

Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

“Ne kemi bërë analiza, ka pas argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pas rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close