Lajme

Shtimi i ministrive si opsion për koalicionin LVV-LDK

Ndonëse, bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë duke vazhduar, të dy partitë nuk po arrijnë të zgjidhin nyjen, e cila po e bllokon arritjen e një marrëveshjeje për koalicionin qeverisës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.Sipas tyre, tashmë është e nevojshme që të dy partitë të gjejnë zgjidhje kreative, e cila do ta zhbllokonte situatën dhe të arrihej një marrëveshje për koalicion.

Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë që bllokada e cila është krijuar në bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, imponon edhe zgjidhje radikale në rast se ekziston vullneti për ta tejkaluar këtë bllokadë.

Të dy partitë, sipas tij, tashmë kanë mbetur peng të premtimit të tyre se qeveria e përbashkët nuk do të ketë më shumë se 12 ministri.
Siç thotë ai, në mungesë të një strategjie normale të ndarjes së pushtetit, me qëllim që të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy partive, atëherë duhet të kërkohen ide tjera reale, e që sipas tij, mund të jetë rritja e numrit të ministrive në qeverinë e ardhshme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close