Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:00, pas mesnate në Servigliano (Fermo).

Siç raportojnë mediat italiane, edhe pse brenda banesës kishte flakë dhe tym, nëna kishte nxjerrë vajzën e vogël 5 vjeçare jashtë banesës, por nuk kishte mundur të kthehej për ta shpëtuar vajzën tjetër që ndodhej brenda, pasi banesa kishte marrë flakë me shpejtësi.

“Ishim duke fjetur në të njëjtën shtrat, dhe pasi vajza më e vogël u shpëtua, unë u ktheva për të marrë vajzën time tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më dogji lëkurën. Pastaj, për fat të mirë, policia erdhi e para, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë”, ka thënë nëna e viktimës.

Babai i tyre i tyre nuk ndodhej në shtëpi kur kishte ndodhur rasti.

Familja- babai nga Kosova dhe nëna bullgare, ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close