Lifestyle

8 mënyra që t’i rezistoni dëshirës për të pirë cigare

8 mënyra që mund t’ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur ta lini atë janë:

Përtypni diçka
Jepini gojës diçka për të bërë në mënyrë që të luftoni dëshirën për të pirë duhan. Përtypni çamçakëz apo karamele të forta, ose hani karrota, arra apo fara luledielli, diçka të vogël dhe të kënaqshme.

Shtyni dhe vononi
Nëse ndieni një dëshirë për të ndezur një cigare, kujtohuni se ju duhet të prisni vetëm 10 minuta, e më pas bëni diçka në mënyrë që t’ia largoni mendjen vetes gjatë kësaj periudhe kohe.

Mos mendoni “ do të ndez vetëm një”
Mund të tundoheni të pini vetëm një cigare në mënyrë që të kënaqni dëshirën për të pirë duhan. Por mos e gënjeni veten se mund të ndaloni aty. Shpesh, një cigare çon në një tjetër, dhe ju mund të përfundoni duke e nisur përsëri duhanpirjen.

Kërko përforcime
Kërko ndihmë nga një familjar, shok apo dikush tjetër, që t’ju ndihmojnë t’i rezistoni dëshirës për të pirë duhan. Flisni në telefon, dilni për ecje bashkë, ose takohuni për të bërë muhabet.

Praktikoni teknika relaksimi
Duhanpirja mund të jetë mënyra juaj për të përballuar stresin. Rezistenca ndaj dëshirës për të pirë duhan mund të jetë stresuese në vetvete. Uleni stresin duke praktikuar teknika relaksimi, si ushtrime të frymëmarrjes, relaksim të muskujve, joga, masazh apo duke dëgjuar muzikë qetësuese.

Bëni aktivitet fizik
Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë për t’jua larguar mendjen nga dëshira për të pirë duhan dhe të ulë intensitetin e saj. Edhe ushtrime të shkurtra e të lehta si vrapi lart e poshtë shkallëve apo një ecje mund të ndihmojë për këtë.

Shmangni vende apo situata që ju kujtojnë duhanpirjen
Mundohuni të identifikoni situatat apo vendet se ku dhe kur ju shfaqet apo shtohet dëshira për të pirë duahn. Mund të jetë një lokal apo bar i caktur, një festë me miqtë apo diçka tjetër. Pasi ta keni bërë këtë do të jetë më e lehtë që t’i shmangni këto situata apo ta përgatisni më mirë veten para se të duhet t’i përjetoni.

Kujtojini vetes përfitimet që do keni
Shkruani diku apo thoni me zë të lartë arsyet se pse doni ta lini duhanin dhe t’i rezistoni dëshirës për ta pirë atë. Ato mund të përfshijnë:

Do të ndiheni më mirë.
Do të jeni më të shëndetshëm.
Do të kurseni para.
Do t’i mbroni të afërmit tuaj nga duhanpirja e dorës së dytë.
Mos harroni, çdo herë që i rezistoni dëshirës për të pirë duhan, jeni një hap më afër lënies së duhanit një herë e mirë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close