Lifestyle

Dieta ushqimore për parandalimin e ripërsëritjes së një episodi kardiak

Dieta DASH – Dieta që ul tensionin

Në studime të shumta, dieta DASH (Dietary Approach to Stop Hypertension) rezulton me efekt pozitiv në uljen e dështimit kardiak, incidenteve dhe hipertensionit. Kjo dietë konsiston në:

– Konsum të rritur të perimeve, frutave, fasuleve, drithërave integralë, frutave të thata

-Konsumin e 3 racioneve peshk të kaltër në javë, mundësisht peshq të vegjël që konsumohen bashkë me hala.

-Uljen drastike të yndyrës së bulmetit dhe marrjen e 3 racioneve qumësht – kos pa yndyrë

-Konsumin e jo më shumë se 3-4 vezëve në javë

-Konsumin vetëm të vajrave bimorë, jo më shumë se 2-3 lugë të mëdha në ditë

-Uljen drastike të mishit të kuq dhe nënprodukteve të tij

-Kufizim të sheqerit

-Minimizim të kripës

Krahasuar me rekomandimet tradicionale dietike për shëndetin e zemrës, dieta DASH ka ndikuar më shumë në elasticitetin e arterieve të mëdha, në kapacitetin e të ushtruarit dhe në cilësinë e jetës, dhe të gjitha këto, pa rënë në peshë.

Dieta pas Infarktit

Rekomandimet deri më tani theksojnë një dietë të bazuar në ushqime me prejardhje bimore, të varfër në yndyrë dhe të pasur në fibra dhe antioksidantë.

Ushqimet qe mbrojnë nga insufiçienca kardiake

-Perimet

-Frutat

-Fasulet

-Drithërat e plotë

-Proteinat e sojës

-Vaji i ullirit

Ushqimet që mendohet të kenë efekt mbrojtës, për të cilat të dhenat nuk janë plotësisht bindëse

-Frutat e thata dhe farat

-Mishi i pules

-Peshku i yndyrshëm

-Bulmeti

-Ushqimet që lidhen me rrezik kardiak të rritur

-Mishi

-Ushqimet me kripë (përfshirë frutat e thata dhe farat e kripura)

-Ushqimet e skuqura

-Peshku i skuqur

-Pijet e sheqerosura

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close