Lajme

E konfirmon Albin Kurti: Nuk ka marrëveshje me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se partia e tij dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti përmes një videomesazhi, nuk i ka shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por ka bërë të ditur se nesër në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të shkojnë pa dakordim për marrëveshjen qeverisëse. Ai ka shtuar se çështjen e presidentit duhet lënë për më vonë.

“Oferta ime e parmbrëmshme e datës 23 dhjetor 2019 u refuzua dje. Ajo kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Dihet se LVV si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë dhe kësisoj LDK e ka kryeparlamentarin dhe LVV i ka dy nënkryetarët e Kuvendit”, tha ai.

Kurti ka propozuar që çështja e postit të presidentit të mbetet për më vonë, por nëse partneri i koalicionit të mundshëm qeverisës LDK insiston për marrjen e këtij posti, atëherë sipas tij Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i shtohet edhe një ministri – ajo e Punëve të Brendshme.

“Nominimi i LDK-së për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtë partiak, kurse të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i LVV-së.

Ai ka përmendur edh epikën e tretë, e cila ka të bëjë me kërkesën e LDK-së që MKRS të ndahet, me ç’rast kultura dhe rinia i kalojnë MASHT-it, ndërsa Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pakicat jo serbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakicat serbe Ministrinë për Komunitete”, tha ai.

Pse u bllokuam?

Pse u bllokuam?

Gepostet von Albin Kurti am Mittwoch, 25. Dezember 2019

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close