Nga BotaTeknologji

Kompania gjigante amerikane, Facebook, është pajtuar që të paguajë një gjobë maksimale prej 500 mijë funtesh

Zyrës së Komisionerit për Informacione të Britanisë së Madhe lidhur me skandalin “Cambridge Analytica” në rastin gjyqësor që zgjati më shumë se një vit.

Kjo zyrë kishte bërë të ditur në korrik të vitit të kaluar se do të marrë masa për ta gjobitur rrjetin e famshëm social. Ajo e paditi zyrtarisht gjigantin amerikan tre muaj më vonë, në tetor. Sidoqoftë, drejtuesit e kompanisë dorëzuan ankesë.

Që nga zbulimi i këtij skandali në vitin 2015, para miratimit të rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave në vitin 2018, gjoba më e lartë që kjo zyrë mund ta shqiptonte ishte 500 mijë funte. Nëse rasti do të kishte ndodhur pas majit të vitit të kaluar, rrjeti social do të mund të dënohej me 4 për qind të vlerës së të hyrave vjetore.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close