Nga BotaTeknologji

Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë.

Për herë të parë, më shumë se gjysma e njerëzimit ishte e lidhur me rrjetin më të madh të shpërndarjes së informacionit që bota ka parë ndonjëherë: Internetin

Në vetëm 50 vjet, pasi kemi i kemi bërë kompjuterat të flasin me njëri-tjetrin, shumë prej nesh nuk mund ta imagjinojnë më jetën pa rrjetin World Wide Web dhe shërbimet që marrin aty: email, shkëmbim të dhënash, mesazhe etj.

Ne e përdorim atë për të komunikuar, për të mësuar, për të bërë blerje, për të zgjeruar horizontet tona dhe për të kënaqur tekat tona, për të bërë miq dhe madje edhe për të gjetur të dashur. Por interneti është edhe një hapësirë ​​e egër.

Zotëruar nga askush, praktikisht i pa qeverisur, lumi i informacionit dhe lidhjes për të gjithë vjen me një anë të errët të madhe: keqinformim, terrorizëm dhe mashtrime drastike ekonomike. Ndërsa feston gjysmëshekullin e vet, interneti është në udhëkryq dhe plot dilema.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close