Lajme

Haradinaj thërret mbledhje të Qeverisë, në rend dite pesë pika

Ndonëse kanë kaluar një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, Qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinajt, vazhdon të jetë në detyrë.

Madje, për nesër, datë 5 nëntor, Haradinaj ka thirru mbledhje të rregullte të kabinetit të tij, e 113-ta me radhë.

Janë pesë pika të rendit të ditës që do të diskutohen në mbledhjen e kabinetit. Aprovimi i procesverbaleve të disa prej mbledhjeve të kaluara, shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, janë katër pikat e para. E fundit, sipas traditës është “të ndryshme”.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqje më 19 korrik të këtij viti, pas ftesës që kishte marrë për intevistim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Zgjedhjet e 6 tetorit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e cila është në negociata me partinë e dytë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për harmonizmimin e programit qeverisës. Ndërkohë, rezultatet e zgjedhjeve ende nuk janë certifikuar.

Haradinaj pas dorëheqjes së tij i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të drejtat e tij si kryeministër në dorëheqje, po Kushtetuesja i ishte përgjigjur se çështjet e ngritura nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të kësaj gjykate.

Image

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close