Radio Kalabria- Me ju dhe vetem per ju

Shkarkoni audio fajllin per te degjuar radio kalabrine

Posts by Category

LDK: Hoti, kandidat për kryeministër

hoti krymin

16.05.2017. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar  zyrtarisht se ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, do te jete  kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet qe mbahen me 11 qershor.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së,  kryeministri në largim, Isa Mustafa, e bëri të ditur vendimin e marrë nga Kryesia.

“Zoti Hoti është larg përpara edhe në pikëpamje të njohurive sepse te Avdullahu mund të shkojnë e të mësojnë ekonomi dhe se si qeveriset vendi”, ka thënë Mustafa .

Kosova 1.9 milion votues, 1.7 milion banorë!

                         zgjedhjet nkoso

16.05.2017.Vlerësohet se në listat zgjedhore janë mbi 615 mijë votues më shumë se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë.

Gjithë ky dallim i madh në statistika është për shkak të dështimit të vazhdueshëm të institucioneve në pastrimin e listave zgjedhore, si rezultat i së cilës në të kaluarën kanë ndodhur keqpërdorime masive të votave në vend, shkruan sot, gazeta Zeri.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti, kanë rreth 1.9 milion kosovarë, përderisa sipas statistikave zyrtare vendi nuk i ka as 1.8 milion banorë.

Gjithë kjo “fryrje” e numrit të votuesve është për shkak të mospastrimit të listave zgjedhore në vend, proces ky që ka dështuar në vazhdimësi që nga paslufta. Pikërisht për shkak të mospastrimit të këtyre listave në Kosovë në të kaluarën ka ndodhur manipulime të mëdha me vota.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka thënë për gazetën “Zëri” se listat zgjedhore në këtë proces zgjedhor të parakohshëm janë të pastruara.

“Kjo është një çështje e cila në çdo zgjedhje diskutohet, po ata janë të gjithë votues dhe i përfshin të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë të regjistruar në regjistrin civil, sepse ne e marrim ekstraktin nga regjistri civil. Aty janë të përfshirë të gjithë diaspora dhe të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar, ata kanë edhe të drejtë vote”, ka thënë Daka.

Por me shefen e KQZ-së nuk pajtohet Mytaher Haskuka, i cili ka qenë deputeti i partisë më të madhe opozitare, lëvizja “Vetëvendosje”, në legjislaturën e fundit.

Haskuka thotë për “Zërin” se nëse bëhet një kalkulim i thjeshtë del se në listat zgjedhore janë 615 mijë persona më shumë sesa që ka banorë Kosova

KQZ i cakton subjekteve politike limitin e shpenzimeve në fushatë

kqz

15.05.2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar limitin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme, në shumën prej 942, 573.5 euro.

KQZ në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar edhe regjistrimin e Partisë Kosovskih SRBA-PKS.

Miradije Mavriqi, nga ZRPP-ja, ka thënë se emri i kësaj partie nuk është emër ngacmues dhe është në përputhshmëri me rregullat.

Ndërkohë, anëtarët e KQZ-së e kanë mirëpritur regjistrimin e kësaj partie në përputhje me ligjet e Kosovës, por kanë propozuar që nëse ka gabime të jepet afat për përmirësim.

Me votën e anëtarëve të KQZ-së, PSK u regjistrua si parti, kryetari i së cilës është Aleksandër Jabllanoviq.koha

Reagimet pas sulmit ndaj ish gazetarës Arbana Xharra

araban

13.05.2017 .Ish-gazetarja, Arbana Xharra,  është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona ende të panjohur.

Rasti kishte ndodhur mbrëmë pas mesnatës ndërsa në QKUK ishte dërguar nga bashkëpartikët e saj te PDK-se.

Ndërkaq, këtë rast e kanë dënuar shumë qytetarë të thjeshtë e njerëz të politikës.

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, këtë sulm e ka quajtur akt të ulët dhe të turpshëm.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook, ka thënë se “me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë”.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë”.

“Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë”.

“Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë”.

“Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë”, ka komentuar Thaçi.

Ndaj sulmit në tashmë anëtaren e PDK-së, Arbana Xharra, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ky është reagimi i Ahmetit:

Shoqëritë e lira egzistojnë jo vetëm për shkak të akteve ligjore që i bëjnë të tilla por edhe për shkak të funksionimit të institucioneve. Qe një kohë në Kosovë institucionet e drejtësisë jo rrallë nuk funksionojnë, e shpesh me qëllim. Në anën tjetër kjo u jep hapësirë disave të spekulojnë, shpesh me qëllim të qartë.

Sulmet fizike te fundit, si rasti i Arbana Xharrës mbrëmë janë të dënueshme dhe janë të papranueshme.

Përderisa institucionet qëllimisht apo joqëllimisht (s)përfundojnë punën, ne do të mbesim shoqëri e lirë në letra e shumica në dënime në facebook. Hetimi i të gjitha rasteve të sulmeve, kërcënimeve e krimeve të tjera është i domosdoshëm për shërimin e kësaj shoqërie.

Enver Hoxhaj, ministri në largim i Punëve të Jashtme, është ndierë thellësisht i tronditur nga “sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës”.

“I shokuar nga ajo që mund ti ndodhë një gruaje, një nëne dhe mbi të gjitha një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar t’i thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe. Jo toleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejt”, thuhet në reagimin e Hoxhajt.

Sulmin e mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës e ka dënuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sulmi ndaj Arbana Xharrës, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare. U kërkoj organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig”, u shpreh Haradinaj.

Po ashtu, shërim të shpejtë dhe kapje të kriminelëve i ka uruar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

“E kam thënë edhe kur u sulmuan Dardani dhe Agroni se ata që sulmojnë prapa krahëve dhe në errësirë janë as më shumë dhe as më pak kriminel por mbi të gjitha frikacakë e qyqarë. Metodat e tilla, tashmë janë të njohura për ne! Moszbardhja e kërcënimeve dhe sulmit ndaj aktivisteve tanë, i ka inkurajuar sulmuesit e kriminelet, që për bindjen time janë nga e njëjta adresë, sepse janë metoda SHIK-iste! Uroj që kriminelët të identifikohen sa më parë dhe të dalin para drejtësisë! Arbanës, shërim të shpejt”, ka shkruar ajo.

Edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj Xharrës, duke thënë se dhuna nuk arsyetohet me kurrgjë, posaçërisht dhuna ndaj një gruaje, sado keqkuptime a inate që mundesh me pas me të në shpi, punë, apo thjesht, në rrugë.

“Arbanë, njajtë si për ty, qashtu edhe për plot gra që janë abuzue e vra prej burrave të tyne, edhe për plot aktivista që janë rrehë e vra për shkak të bindjeve të tyne politike, edhe për plot studenta e nxanësa që po rrahen e vriten nëpër oborre të shkollave, unë s’kam me u ndalë tuj lypë drejtësi. Qekjo shoqni, me qet sistem, po krijon bisha. Në mungesë të drejtësisë, këto bisha po e marrin lirinë me rrehë, dhunue e vra, pa frikë se kanë me u zanë. More, qoftë nga problemet familjare, politike apo fetare, ai që është i dhunshëm duhet me shkue n’burg. Pikë. Sinqerisht po shpresoj se ata që të sulmuen kanë me u gjetë edhe dënue sa më shpejt. Por edhe sinqerisht po shpresoj që kurrkush nuk ta (keq)përdorë këtë incident për përfitime politike, duke e dijtë se kujt iu ke bashkëngjitë. E as mos e përjashto mundësinë që pikërisht ata vetë kanë mujtë me ta ba këtë, tuj i njoftë çka janë në gjendje me ba, e qe ti henez ke me e kuptue. Të dëshiroj shërim të shpejtë, e të uroj angazhim të pashoq në luftën kundër dhunës, posaçërisht asaj ndaj grues. Qaty ku munden edhe rrugët me na u kryqye nganjëherë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Edhe ministri tjetër në largim, ai i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se sulmi ndaj Xharrës, “edhe pse pa i pasur informatat e plota, po reflekton linçimin publik që iu bë veprimeve të saj të fundit politike”.

“Liria e mendimit, shprehjes dhe e përcaktimit politik janë themelet e një shoqërie të lirë, vlera pa të cilat nuk mund të ndërtojmë demokracinë. Është obligim i gjithë nesh që t’i mbrojmë këto vlera, sepse nëse bëhemi opurtunistë, shumë lehtë mund të jemi viktima e radhës e intolerancës. Shpeshherë mund të mos na pëlqejnë mendimet e të tjerëve dhe shprehja e tyre publike, por përveç tolerancës, debatit publik apo edhe të padisë civile kur konsiderojmë se liria e shprehjes është keqpërdorur për të shpifur, rrugët e tjera na dërgojnë në anarki të dhunshme ose totalitarizëm. Sulmi i sotëm ndaj Arbanës, edhe pse pa i pasur informatat e plota, po reflekton linçimin publik që iu bë veprimeve të saj të fundit politike. Të gjithë duhet të solidarizohemi me të pa marrë parasysh a pajtohemi me atë që tha publikisht pardje apo atë që veproi politikisht dje. Të gjithë duhet ta shohim veten në sy sesa po i kontribuojmë këtij ambienti linçues. Në fund, organet e sigurisë dhe ato të zbatimit të ligjit duhet të jenë të pakompromis ndaj gjithë atyre që kërcënojnë sigurinë e jetës së njeriut për shkak të mendimit politik dhe shprehjes së lirë”, ka shkruar Murati.

“Nuk ka motiv që justifikon një sulm të tillë. Aktorët të përballen me drejtësi”, ka shkruar në Facebook, zyrtari i AAK-së, Avni Arifi.

Drejtoresha ekzekutive e “Grupit KOHA”, Flaka Surroi, ka thënë se sulmi ndaj Xharrës është i gabuar dhe kryesit e tij duhet dënuar.

“Kushdo dhe për çfarëdo motivi ta ketë sulmuar Arbanën, e ka gabim dhe duhet të dënohet. Mospajtimet, çfarëdo qofshin, duhet të zgjidhen me argumente e jo me dhunë”, ka shkruar Surroi.

Edhe redaktorja e politikës në “Kohën Ditore”, Brikenda Rexhepi, e ka dënuar aktin e dhunës së ushtruar ndaj Arbana Xharrës, duke thënë se “problemi nuk është te mungesa e lirisë së shprehjes, por te liria e krimit”.

“Arbana është viktimë e një prokurorie që nuk ndjek kriminelë, e një sistemi të drejtësisë që i mban të lirë dhe e një shteti që i ushqen ata”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Producenti dhe autori i emisionit “Rubikon” të KTV-së, Adriatik Kelmendi, sulmin ndaj Xharrës e ka lidhur me gjuhën e ndyrë të përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale.

“Si duket na kanë lënë bukur pasoja traumat e luftës! Se vështirë të shpjegohet ndryshe nevoja e ethshme për gjetjen e individëve, të cilëve duhet në korr t’i bëjmë linç publik – me mllef, sharje e mallkime – vetëm se nuk pajtohemi me qëndrimet personale të tyre, orientimin jetësor të tyre. Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale. Ngjashëm ndodhi edhe para pak kohësh ndaj shoqëruesit të Dardan Molliqajt. Me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima. E viktimat do të jemi ne, shqiptarët, që kemi filluar të mos e durojmë njëri-tjetrin. Deri në linç, publik e fizik”, ka shkruar Kelmendi.

Kolumnisti i rregullt i “Kohës Ditore”, njëherësh drejtor në Institutin RIINVEST, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mospajtimet politike s’mund të përfundojnë në dhunë fizike.

“Sidomos ndaj një nëne e një gruaje të pambrojtur. Sot, të sulmuar jemi të gjithë. Ngjarje e mjerë. Fatkeqësisht, shteti i kapur s’ka për të zbardhur as këtë rast ndonjëherë. Si tolerues të zakonshëm të dhunës, e shkaktarë të shpeshtë të saj, të njëjtit mbijetojnë mes frikës lehtë”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

Analisti dhe opinionisti i rregullt i “Kohës Ditore”, Halil Matoshi, ka thënë se sulmi mbi Arbanën është sulm mbi themelet e lirisë së Kosovës.

“I pajetueshëm është ai vend ku sulmohen e rrihen lajmësit (gazetarët) dhe akecili qytetar. I shkretë është një komb që ngrihet n’mëngjes me lajme të tilla. I lig është ai njeri dhe ajo mendje kriminale që ngre dore mbi një grua e nënën! Republika ka me u rezistue barbarëve dhe ka me i mund ata. Jam i sigurt”, ka komentuar Matshoi.

Reagim ndaj këtij sulmi ka pasur edhe nga ish-deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, e cila ditë më parë lajmëroi se do të tërhiqet nga politika aktive.

Ajo thotë se për shkak të rastit të Arbanës “nuk duhet pushuar së kërkuari drejtësi e sundim të ligjit sepse në një vend ku behet “normale” me vra, me rreh e me kërcënuar, e ku askush kurrë nuk dënohet ose kur dënohet nuk e merr dënimin e merituar, kriminelët marrin krahë dhe fuqizohen”.

“Amnistinë ua jep edhe heshtja jone kolektive”, thotë Demaku.

“Arbana e kaloftë shpejtë këtë përjetim të tmerrshëm dhe qoftë viktima e fundit. Kushdo që e sulmoi e marrtë dënimin e merituar”, u shpreh ish-deputetja Demaku./koha

Nëpër rrugët e Prishtinës “Fillimi i Ri”

18451943-10212824194789716-1478740644-o(1)

12.05.2017. Partia Demokratike e Kosovës i ka mbushur billboardat e kryeqytetit me “Fillimi i Ri”. raporton Indeksonline.net

“Fillimi i Ri” dje ka “shëtitur” mjaft shumë edhe nëpër rrjete sociale, pas prezantimit të tij nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në llogarinë e tij në Facebook.

Ndonëse nuk bëhet fjalë për ndonjë thirrje publike dhe nuk ka numër të subjektit politik, por vetëm promovohet slogani partiak dhe kjo nuk përbën shkelje, si duket PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë më të përgatiturat për këto zgjedhje.

Më parë, Veseli i kishte realizuar edhe dy ture dëgjimore, një me qytetarë ku kishte dëgjuar për problemet e tyre dhe një tjetër me ekspertë, me të cilët kishte diskutuar rreth zgjidhjes së këtyre problemeve të qytetarëve.

Zgjedhjet më 11 qershor

zgjedhjet nkoso

11.05.2017. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë vendim që zgjedhjet e ardhshme, të parakohshme në Kosovë të mbahen më 11 qershor.

Vendimin e tij, Thaçi e ka marrë pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike.

Presidenti Nishani, po qëndron në Kosovë

                    bujar-nishani-thaci-4-780x439

11.05.2017. Me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi Presidenti në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani, po viziton Kosovën. Ai është pritur me ceremoni të larta shtetërore.

Të dy Presidentet kanë filluar takimin, ndërsa Presidenti i Shqipërisë, Nishani gjatë ditës se sotme shpallet qytetar nderi i Drenasit. RK.

Thaçi: Do ta caktoj datën e zgjedhjeve ditët në vazhdim

zgjdhje

11.05.2017. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësues të partive politike, e në konferencë ka deklaruar qe datat e zgjedhjeve do të jenë 11 ose 18 qershori 2017.

“Dëgjova opinionin e 20 partive politike dhe si president që jam do ta respektoj. Në ditët e ardhshme do ta caktoj datën e zgjedhjeve në konsultim me KQZ-në”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë se zgjedhjet me 18 Qershor mbahen edhe në Shqipëri.

 

Mocioni rrëzon Qeverinë Mustafa

kuvendi rrzim

10.05.2017 Me 78 vota për, 34 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës

Brenda 45 ditësh vendi shkon në zgjedhje.

Rrëzimin e Qeverisë përveç opozitës, e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit, PDK.

Zyrtarët e PDK-së në takim para mocionit

10.05.2017. Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbanë sot dy takime, para nisjes së seancës për mocionin për mosbesim të qeverisë.

Në takimin e orës 8:00 eshte mbledhur Këshilli i PDK-së, ndërsa një orë më vonë takohen deputetët dhe grupi parlamentar i PDK-se