Radio Kalabria- Me ju dhe vetem per ju

Shkarkoni audio fajllin per te degjuar radio kalabrine

Posts by Category

KQZ bënë tërheqjen e shortit për rënditjen e partive politike

kqz

26.05.2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Pas tërheqjes së shortit Partia Demokratike të Kosovës-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma për Kosovën janë të renditura në numrin 12 në fletëvotim.

Koalicioni, Lidhja Demokratike e Kosovës-Aleanca Kosova e Re-Alternativa kanë numrin 16, raporton Telegrafi.

Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 35 në fletëvotim.

Partia Fjala në fletëvotim ka numrin 29.

Lista serbe ka numrin 22 në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkaq, ‘Progresivna Demokratska Stranka’ ka numrin 18; ‘Jedinstvena Goranska Partia’ 11; Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës 19; Partia Liberale Egjiptiane 24; ‘Napredna Snaga Kosova’ 23; Partia rome e bashkuar e Kosovës 36; ‘Kosova turk adalet partisi’ 33; Partia demokratike turke e Kosovës 26; Partia e ashkalive për integrim 13; Partia demokratike e Unitetit 28; Iniciativa e re demokratike e Kosovës 20; ‘Partia kosovski srba gradjanska  inicijativa’ 27; ‘G.I za prosperitet Kosova’ 31; ‘G  I euromendje alternative’14 dhe ‘Pokret za Gora’ 17.

Mashtruesit e aviobiletave per udhetime turistike

OFERTA PAKETA TURISTIKE

24.05.2017. Agjenci të shumta të regjistruara nëpër shtete të ndryshme të botës, mbrapa të cilave qëndrojnë kryesisht persona nga Kosova, edhe sivjet kanë filluar t’i mashtrojnë qytetarët, duke u dërguar nëpër telefonat e tyre përmes “Viber”-it oferta super të lira për pushime verore në Turqi, por edhe në shtete të tjera, por edhe oferta për bileta avioni në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më gjerë.

“Rezervoni më herët dhe përfitoni çmime më të lira. Hotel me 4 yje, ‘All Inclusive’ prej 299 eurosh për shtatë net, hotel me 5 yje, ‘All Inclusive’ prej 370 euro për 7 net. Për rezervime na kontaktoni përmes numrave të telefonit apo edhe uebfaqes”, thuhet në një mesazh që u është dërguar shumë qytetarëve nga platforma “Viber” nga një numër i telefonit të Rusisë.

Përveç kësaj edhe agjenci të tjera përmes “Viber”-it po promovojnë oferta shumë të lira për të udhëtuar me avion për në Gjermani e Zvicër me çmime minimale.

Për të qenë sa më bindës individët e njëjtë, por duke ndërruar emrat e agjencive, përdorin edhe “Call Center” ilegalë që operojnë në vendin tonë. Të njëjtit deri sa arrijnë t’i marrin paratë nga qytetarët promovojnë zyrat dhe numrat e telefonit në vendin tonë. Por, në momentin kur e arrijnë qëllimin, zyrat e tyre mbyllen, e numrat e telefonit nuk funksionojnë fare. Bazuar në të dhënat e fundit llogaritet se deri më tash më shumë se 50 mijë qytetarë janë viktimë e këtyre agjencive mashtruese, të cilët kanë paguar mjetet, por nuk kanë arritur të fluturojnë pasi që agjencitë e tilla në momentet e fundit kanë anuluar fluturimet.

Sot KQZ certifikon partitë politike dhe listat e tyre

partit

23.05.2017. Mbrëmë në orën 24:00, ka përfunduar afati për korrigjimin e listave me kandidatë nga partitë politike e sot  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhje për të certifikuar listat e partive me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Më 27 maj është paraparë edhe hedhja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotime. E 19 Maji ka qene afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë.

Moti Për javën e ardhshme sipas IHMK-së

weather

21.05.2017. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton per parashikimin e motit ne ditet ne vijim:

Fushat me presion të ndryshueshëm atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin do të karakterizojnë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të jenë të pa qëndrueshme duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

Presidenti Thaçi viziton Austrinë

hashimi pre

21.05.2017. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po viziton Austrine ku do të ketë takim bilateral me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Në njoftim për media të Presidencës thuhet se ,“Thaçi po ashtu do të shpreh falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Austria për Kosovën, duke pasur parasysh faktin se Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka mbështetur në vijimësi vendin tonë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë”, thuhet në një njoftim për media të Presidencës.

Vetëvendosje me listen e Deputetëve

vetevendsje visar

20.05.2017. Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e deputetëve, ku Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se është listë  vullneti, guximi, qëndrese dhe e fitores.

Lista:

1 Albin Kurti
2 Visar Ymeri
3 Aida Dërguti
4 Dardan Sejdiu
5 Shpend Ahmeti
6 Fatmire Kollçaku
7 Glauk Konjufca
8 Dardan Molliqaj
9 Donika Kadaj
10 Rexhep Selimi
11 Liburn Aliu
12 Albulena Haxhiu
13 Sami Kurteshi
14 Xhelal Sfeçla
15 Nazlie Bala
16 Faton Topalli
17 Dr Driton Çaushi
18 Shqipe Pantina
19 Dr Salih Salihu
20 Dr Mytaher Haskuka
21 Besa Baftiu
22 Xhavit Drenori
23 Hydajet Hyseni-Kaloshi
24 Drita Milaku
25 Dr Dukagjin Gorani
26 Ismajl Kurteshi
27 Arbërie Nagavci
28 Dr Jusuf Ulaj
29 Mirsad Shkreta
30 Hatixhe Hoxha
31 Gani Krasniqi
32 Ajet Potera
33 Dr Hatixhe Latifi-Popovci
34 Adem Mikullovci
35 Ali Lajçi
36 Albana Gashi
37 Bashkim Misini
38 Faruk Mujka
39 Leonora Bajraktari
40 Driton Tali
41 Shemsi Syla
42 Shkurte Aliu
43 Xhevat Bislimi
44 Emin Gerbeshi
45 Vlora Haxhimehmedi
46 Nexhat Kryeziu
47 Behxhet Osmani
48 Valbona Bajrami
49 Venera Llunji
50 Ylli Hoxha
51 Fisnik Ismaili
52 Avni Tafili
53 Arbër Rexhaj
54 Teuta Krasniqi
55 Dr Sadri Ramabaja
56 Egzon Haliti
57 Adea Batusha
58 Frashër Krasniqi
59 Atdhe Arifi
60 Fitore Pacolli – Dalipi
61 Qëndron Kastrati
62 Shemsi Elezi
63 Shemsie Vokrri
64 Dr Bashkim Lajçi
65 Selatin Retkoceri
66 Albana Fetoshi
67 Sabit Kadriu
68 Xhevdet Qiriqi
69 Shpresa Januzi Topojani
70 Dr Ismet Hamiti
71 Kujtim Shala
72 Lirijonë Duli
73 Luan Hoxha
74 Nevzad Isufi
75 Arta Bajraliu
76 Leonard Shala
77 Bajram Ajeti
78 Behie Sertolli
79 Fidan Feka
80 Emrush Xhemajli
81 Elza Sadiku
82 Shyqeri Hyseni
83 Eman Rrahmani
84 Jetmira Vrenezi
85 Dervish Çadraku
86 Valon Ramadani
87 Hyrie Veliu
88 Dugagjin Palushi
89 Fidan Ademi
90 Arjeta Rexhepi
91 Sami Ahmeti
92 Mehmed Čeman
93 Krenare Koqi
94 Veton Seferi
95 Rashit Gashi
96 Saranda Bogujevci
97 Dr Ramadan Beqiri
98 Salih Lukaj
99 Violeta Salihu
100 Hysen Durmishi
101 Shpend Hysaj
102 Lazër Ndrecaj
103 Shpejtim Arifi
104 Tahir Tahiri
105 Sylejman Pireva
106 Xhevat Sallahu
107 Xhafer Berisha
108 Erzen Krasniqi
109 Sadik Krasniqi
110 Salih Zyba

Albin Kurti, Kandidat i VV-së për Kryeministër

kurti

18.05.2017. Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar Albin Kurtin për kryeministër.

Lajmin e ka bërë te ditur, Dardan Molliqaj, në postimin e tij në Facebook.

“Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!”, ka shkruar ai.

Vetëvendosje garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lista e kandidatëve të AAK-së për Deputetë

18.05.2017. Kallxo.com ka siguruar emrat e 40 kandidatëve të AAK’së për deputetë.

Në mesin e tyre është edhe ish-shefi i grupit parlamentar, Pal Lekaj, të cilit në prill të këtij viti Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë listë është edhe Elmaze Nura, e cila aderoi në këtë parti muaj me parë. Edhe Nura ishte në proces gjyqësor, por muajin e kaluar ajo u shpall e pafajshme.

Pjesë e kësaj liste është edhe kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

Në këtë listë është edhe biznesmeni Gani Dreshaj, i cili ia pagoi shpenzimet e mbrojtjes në Francë Ramush Haradinajt.

Këta janë emrat e AAK’së për deputetë:

Ramush Haradinaj
Ahmet Isufi – Gjilan
Pal Lekaj – Gjakovë
Gazmend Abrashi – Prishtinë
Blerim Kuçi – Suharekë
Ali Berisha – Pejë
Muharrem Nitaj – Prishtinë
Daut Haradinaj – Deçan
Rrustem Berisha – Pejë
Halil Matoshi – Prishtinë
Bali Muharremi – Suharekë
Lahi Brahimaj – Gjakovë
Besnik Tahiri – Prishtinë
Smaj Latifi – Rahovec
Lulzim Kabashi – Prizren
Xhavit Zariqi – Ferizaj
Gani Dreshaj – Istog
Rexhep Kadriu – Gjilan
Fitim Selimi – Lipjan
Fatmir Humolli – Podujevë
Rasim Selmanaj – Deçan
Anton Berisha – Pejë
Zenun Elezi – Klinë
Naim Sahiti – Pejë
Lutfi Bilalli – Vushtrri
Bekë Berisha – Istog
Shkumbin Demaliaj – Deçan
Enver Gashi – Obiliq
Time Kadriaj – Deçan
Teuta Haxhiu – Gjakovë
Magbule Shkodra – Gjilan
Diellza Hoti – Prishtinë
Burbuqe Bakija – Gjakovë
Ilirjana Gafurri – Pejë
Elmaze Nura – Skenderaj
Arbresha Nallbani – Pejë
Valentine Bajrami – Prishtinë
Zoje Lleshi – Gjakovë
Gjyljeta Kuçi – Vushtrri

 

Pse VV-ja nuk bashkëpunoi me LDK-në jepen arsyet nga Visar Ymeri

kurti-ymeri

18.05.2017. Sipas Ymerit, drejtuesit e LDK-së ishin të interesuar që të arrinin një marrëveshje, me të cilën VV-ja dhe LDK-ja mos ta sulmonin njera tjetren .

“Për një kohë, brenda një afati dy ditor kemi pasur kërkesa publike dhe private që të kemi marrëveshje. Po ta kishim hallin te largimi i klanit Pronto do të kishte mundësi për marrëveshje. Ata ishin të interesuar se si të mos e sulmojmë njëri-tjetrin. Ata ishin të interesuar që të ruhet LDK-ja dhe jo Kosova”, ka thënë Ymeri.

“Pas zgjedhjeve do të kemi një realitet politik. VV-ja është subjekti i vetëm që ka gjasa dhe programin për të ndryshuar Kosovën. Ata ishin të interesuar që të kemi një marrëveshje të tillë, por për ne është e rëndësishme që politika e deritashme të ndëshkohet me vota”, ka thënë veç të tjerash Ymeri.

Kualicionet -Reagimet- Çun Lajçi, i dëshpëruar me vendimin e Haradinajt për koalicion me PDK-në

ramush-haradinaj-cun-lajqi-218x150

17.05.2017 Artisti i njohur , Çun Lajçi , ka publikuar në faqen e tij në Facebook postime kundër kryeministrit në shkuarje, Isa Mustafa si dhe LDK-PDK-se per kualicion dhe demarkacion. Ai haptaz përkrahu liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për demarkacionin , por tani ndryshe: Postimi i tij ne Facebook kesaj radhe:

Unë artisti s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Komandant i Dukagjinit!

Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:

“kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza”por nuk e paske pas kuptue!

Tani Çakorrit e Kullës qysh tash po ua baj gjamën.

Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.

Ç’krijesë lakmiqare qenka ky soj shqiptari.

A kështu paskan qenë edhe t’parët?

Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!