Radio Kalabria- Me ju dhe vetem per ju

Shkarkoni audio fajllin per te degjuar radio kalabrine

Posts by Category

Tentim për djegien e zyrave të Presidencës

12.03.2016

Është hedhur me koktej molotovi e i janë thyer xhamat nga jashtë zyrave të Presidencës së Kosovës, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në fotografitë që janë dërguar në adresë të portalit Koha.net shihen dëmtimet që janë bërë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, derisa burime nga ky institucion kanë thënë se pos thyerjes së xhamave është tentuar edhe djegia e këtyre zyrave me hedhjen e koktejve të molotovit./koha.net

Qeveria e shqetësuar nga arrestimi në Maqedoni i zyrtarit në MFSK

11 Mars 2016

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate ka shprehur shqetësim për ndalimin e shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, nga ana e autoriteteve maqedonase, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Ndalimi i z. Dugolli në pikë kalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, është bërë duke u bazuar në fletarrestet jolegale serbe, me pretendimin tashmë të njohur ‘për kryerje të krimeve të luftës’. Qeveria e Kosovës fton Republikën e Maqedonisë dhe të gjitha shtetet fqinje e më gjerë, që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës duke u bazuar në listat e Serbisë, të cilat janë të hartuara në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë komunikatë, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, thotë se do të kërkojë me insistim nga autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës që të përdorin ndikimin e tyre te Serbia për t’i dhënë fund përndjekjeve të karakterit të tillë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është informuar se Serbia para pak ditësh, duke shkelur çdo praktikë ndërkombëtare, ka përditësuar listën e re, ku sërish janë përfshirë qytetarë dhe personalitete të Republikës së Kosovës, me ç’rast i konsideron ato akte krejtësisht të pavlera dhe të cilat duhet të injorohen e të mos merren fare parasysh nga shtetet fqinje dhe me gjerë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. kn

Mustafa: Demonstratat e vitit ’81 – ngjarje kulmore në historinë e re të Kosovës

11.03.2016 Kryeministri Isa Mustafa, ka përkujtuar demonstratat e vitit 1981, duke theksuar se ato ishin fillimi i revoltës dhe rrugëtimit stoik të popullit të Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Mustafa tha se demonstratat studentore të nisura më 11 mars 1981, janë ngjarje kulmore në historinë e re të Kosovës, pasi që ato dëshmuan botërisht vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës për realizmin e synimeve shekullore për çlirim dhe krijim të shtetit.

“Populli i Kosovës, me energjinë dhe vendosmërinë e studentëve, me patriotizmin dhe dijen e elitës intelektuale dhe me heroizmin e pashoq të luftëtarëve të lirisë, pas disa dekadave të rezistencës, në të gjitha format, arriti ta jetësojë vullnetin dhe synimin e tij nacional për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur”, tha Mustafa, citohet në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga zyra e tij.

Sipas të njëjtës, Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohjen më të thellë institucionale të Qeverisë së Kosovës për të gjithë ata studentë dhe qytetarë të Kosovës, të cilët që nga viti ‘81 e tutje, u ballafaquan me sfida të paimagjinueshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë./koha

NISMA sot do ta marrë vendimin nëse do ta braktis Kuvendin

11.03.2016

NISMA ende nuk ka ndonjë vendimin përfundimtar nëse deputetët e partisë së Fatmir Limaj do ta bojkotojnë, apo ju Kuvendin. Megjithëse, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, një ditë më parë, i ka futur ata para aktit të kryer, duke folur në emër të tri partive opozitare, VV-AAK dhe NISMA. Partia më e vogël opozitare, vendimin përfundimtar e merr të premten, gjatë ditës.

Kryesia e NISMA’s gjatë ditës së sotme do të vendos nëse do të largohen nga Kuvendi i Kosovës, duke e bojkotuar punën në institucionin ligjvënës, si pjesë e kundërshtimit opozitar, tek pasi po konsiderohet e shterur forma e bllokimit të punës me gaz lotësjellës, shkruan Gazeta Express.

Këtë ia kanë konfirmuar gazetës zyrtarë të lartë të kësaj partie, të cilët edhe vet janë në pritje të vendimit që do ta marrë kryesia bashkërisht.

Mirëpo, ka qenë kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ai që “opozitës së bashkuar” u ka komplikuar situatën.

Haradinaj, të enjten, morri vendim të prerë që deputetët e tij të largohen nga Kuvendi, e kur këta ua kumtoi mediave, tha se vendimi është i përbashkët, i opozitës VV-AAK-NISMA, raporton Gazeta Express.

“Dalja nga Parlamenti është për kohë të pacaktuar, me qëllim të shkuarjes në zgjedhje. Nuk do të thotë që deputetët e opozitës nuk kanë më mandat si deputet”, kishte deklaruar Haradinaj pas takimit me kreun e opozitës në Shqipëri, Lulzim Bashën.

Se ky nuk është qëndrim i përbashkët i opozitës, tregon qartë zyrtari për informim në ‘Vetëvendosje’, Adonis Tahiri.

“Ende nuk kemi vendim të përbashkët si opozitë e bashkuar për diçka të tillë. Janë diskutuar gjerë e gjatë mendime e qëndrime rreth asaj se si duhet vazhduar protestën tonë brenda institucioneve”, citohet të ketë thënë Tahiri.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt 2016.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.2% në muajin shkurt 2016, krahasuar me muajin janar 2016.

Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (2.5%); perime (3.3%); dhe pije alkoolike (1.3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupi i përdorimit të pajisjeve për transportin personal (-2.1%) – (rënie e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim prej -0.1% në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2016 me muajin shkurt 2015 ishte 0.1%.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin shkurt 2016, krahasuar me muajin shkurt 2015. Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (2.4%); vajra dhe yndyra (8.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.2%); pije alkoolike (13.9%); duhan (11.1%); veshje (2.7%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.5%); qumësht, djath dhe vezë (-1.8%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.2%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-3.6%)-(përshkallëzimi i TVSh-së me 8.0% te buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, uji dhe rryma, ka ndikuar në rënie të indeksit te këto nëngrupe në një masë prej 0.5 % në IHÇK); perimet (-6.8%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-8.3%) – (rënie e çmimit të naftës dhe benzinës për -10.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.4 % në IHÇK. /koha net

Dëmtimi i urës vështirëson jetesën e 60 familjeve në Drenas

 

 

10 Mars 2016drenasi sot

Dëmtimi i urës vështirëson jetesën e 60 familjeve në Drenas.
Rreth 60 familje të komunës së Drenasit po hasin vështirësi serioze sepse ura që përdorej për kalimin e lumit ka marrë demtime duke jua pamundësuar kalimin edhe nxënsëve për të shkuar në shkollë.jane te bllokuara disa familje aty raportojn banoret e kesaj Komune.

E ndërsa bëhet thirrje qe Autoritet e Kësaj Komune qe sa me shpejt të intervenojnë ne sanimin e kesaj gjendje pasi qe sipas pamjeve rezikohet edhe jeta e banorëve te atjeshem R.Kalabria

fillojne pusetat nga shiu edhe ne lagjen kalabria

kalabria 1

Te reshurat e shiut vazhdojne e ne lagjen Kalabria ne Prishtine ka filluar qe uji te mos mund te percillet nga kanalizimi dhe te krijohen puseta uji vende vende ne disa rrugica te lagjes/Radio Kalabria

kalabria 2kalabria 4

Avramopoulos: Posa të përmbushen standardet, Kosova merr liberalizimin

9 Mars 2016

Gjatë një konference për medie në Bruksel, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme dhe të Migracionit, Dimitris Avramopoulos ka bërë të ditur lajmin se Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Gjeorgjisë.

Në këtë konferencë, ai ka folur edhe për progresin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

“Kur e kemi miratuar raportin final mbi përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, kemi vlerësuar se posa të përmbushen të gjitha standardet e kërkuara, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjithashtu.”

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Prishtinë dhe më lejoni t’ju them se misioni teknik vlerësues do të jetë në pjesën e dytë të këtij muaji në Kosovë, për të verifikuar me anë të monitorimit të terrenit se sa ka shënuar progres Kosova, dhe sigurisht se do t’u japim udhëzimet e duhura”, ka thënë Dimitris Avramopoulos.

Ai ka shtuar se është i gatshëm që ta vizitojë Kosovën shumë shpejt./koha.net

3.5 milionë euro humbje për gjashtë muaj nga dallaveret me duhan

Rreth tre milionë euro për gjashtë muaj është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga hyrja e pakontrolluar e duhanit të papërpunuar përmes Doganës se Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

80 tonë duhan janë futur në Kosovë përmes kompanisë “Tabaco” prej gjysmës se vitit 2015 deri në dhjetorin e po këtij viti. Nuk dihen ku ka përfunduar ky mall. Skema e “shitblerjes” se duhanit është e krijuar mes tri kompanive. Kompania “Tabaco” nga Ferizaji është krijuar në prill të vitit të kaluar. Kjo kompani ka futur duhanin në Kosovë ndërsa kompania “Mili” dhe “Gjethi” të cilat po ashtu janë krijuar në muajin prill të vitit të kaluar kanë blerë duhanin nga “Tabaco”.

Humbjet që shteti ka pasur për këta muaj nga mënyra se si është zhvilluar ky biznes është vështirë që të kompensohen, ngase kompanitë e përfshira thonë që duhanin nuk e kanë përpunuar andaj nuk i obligohen shtetit për akcizë. Kosova nuk ka fabrikë për përpunimin e duhanit. Kompanitë thonë se 80 tonët ua kanë shitur qytetarëve të Ferizajt për pak më shumë se gjashtë muaj.

Sasi tjetër e madhe e duhanit të papërpunuar gazeta përmes burimeve të saj ka mësuar që është futur përmes tri pikave të tjera doganore. As ky mall nuk dihet se ku ka përfunduar

FSK-ja pret vendimin politik për t’u shndërruar në ushtri

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama gjatë raportimit të tij para komisionit parlamentar për mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë se kjo forcë po e pret vendimin politik për të nisur implementimin e planit dhjetëvjeçar që Kosova të ketë ushtri të mirëfilltë.

Duke folur në detaje për angazhimin, misionet dhe punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2015, Rama ka thënë se pas ditës “D” apo vendimit politik, prioritet i Forcës do të jetë shndërrimi i Ministrisë së FSK-së në ministri të mbrojtjes.

Rama ka bërë thirrje në investimin e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, pasi sipas tij, ajo është themeli i një ushtrie./koha net