Radio Kalabria- Me ju dhe vetem per ju

Shkarkoni audio fajllin per te degjuar radio kalabrine

Posts by Category

Gjobitet PAN për posteret në Kinemanë Lumbardhi

08.06.2017. “Demokracia në Veprim’ që monitoron fushatën zgjedhore ka njoftuar se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar ankesën e shoqërisë civile lidhur me panon me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të Kinemasë Lumbardhi në Prizren. Sipas DnV-së subjekti politik që ka vendosur këtë pano është gjobitur me mjete financiare.

“PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën tonë dhe ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 3 mijë e 200 euro. PZAP ka marrë si rrethanë lehtësuese tërheqjen e posterit nga subjekti politik brenda afatit të caktuar”, thuhet në njoftimin e DnV.

Në murin e jashtëm të Kinemasë Lumbardhi, që është monument i mbrojtur, ditë më parë qe vendosur një pano e madhe, që promovonte kandidatin e listës PDK-AAK-NISMA, Enver Hoxhaj.

Aktivitetet e partive politike të fushatës zgjedhore në ditën e shtunë

03.06.2017 e shtunë.

Kandidati për kryeministër i VETËVENDOSJE-s, Albin Kurti, ka premtuar nga Ferizaj drejtësi për qytetarët. Kurti tha se qytetarët e Ferizajt janë një popullsi trime dhe patriotike, e ndershme dhe punëtore, dhe se meritojnë shumë më mirë dhe kanë të drejtë shumë më tepër. Ai shtoi se sot ka shumë sindikata pa punëtorë, dhe aq shumë punëtorë pa sindikata. “I kemi dëgjuar këta në pushtet të thonë se hajnat duhet të shkojnë te shpia. Me logjikën e tyre hajnat shkojnë te shpia. Kjo nuk është logjikë shtetformuese. Hajnat nuk shkojnë te shpia, hajnat shkojnë në burg”, tha Kurti teksa ka folur për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe nevojën për një sistem të pavarur. “Mundësia dhe shpresa e këtij vendi jeni të gjithë ju qytetarë të pakënaqur dhe kurrsesi ata pushtetarë të vetëkënaqur.

Kurti tha se të tjerët Bashkimin Evropian e përdorin si njëfarë vendi ku pasi të integrohemi do të dalin nga varfëria, por theksoi se e vërteta është se pa u përmirësuar kushtet nuk do të anëtarësohemi. “Dera drejt BE-së e ka numrin 35”, tha ai, duke shtuar se vetëm me VETËVENDOSJE-n, Kosova do të integrohet në BE. Tutje ai premtoi se qeverisja e VETËVENDOSJE-s do të vendosë rend dhe moral në institucionet e Kosovës.

*******************************************************

Nisma për Kosovën, të shtunën ka hapur fushatën zyrtarisht edhe në Prizren, ku prezantoi kandidatët për deputetë dhe shpalosi programin qeverisës para simpatizantëve. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma nuk ka dhënë premtime asnjëherë, por e kemi ndier për obligim të punojmë për vendin tonë.“Në projektin tonë janë investimet në bujqësi, fondi i vetëpunësimit, dy projekte këto të mëdha. Me Nismën në Kosovë duhet të ndërpritet pabarazia. Në Kosovë nuk do të ketë më familje që nuk do të ketë së paku një të punësuar”, ka thënë ai.Kryetari i Nismës për Prizren dhe kandidati për deputet Zafir Berisha kanë thënë se Nisma për Kosovën ka njerëz që kanë përvoja politike dhe se orientimi social demokrat i Nismës është te zhvillimi ekonomik.“Vizioni i Nismës është vizion i qytetarëve dhe më lejoni që nga këtu të bëj thirrje të mbështetni deputetët e Nismës, të cilët do të vazhdojnë të qëndrojnë t’i jenë besnik votuesit”, ka thënë Berisha.Berisha ka premtuar fuqishëm se projekti aktual për demarkim nuk do të kalojë me votën e deputetëve të Nismës.“Asnjë politikan nuk do të bëjë pazar me shtetin tonë që është larë me gjakun e shumë dëshmorëve”, pohoi ai.Në këtë tubim të pranishëm ishte edhe Bilall Sherifi dhe Haxhi Shala.

*******************************************************

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha të shtunën në Shtime, se “Fillimi i Ri” është forcim i sovranitetit të shtetit dhe lartësim i flamurit kombëtar e atij shtetëror.Ai tha se për t’i dhënë kuptim lirisë e shtetësisë duhet zhvillim ekonomik, ndërsa përsëriti se përkrahja e ndërmarrësisë do të jetë prioritet i Fillimit të Ri.Kreu i PDK-së shtoi se nuk mund të ecet përpara pa fuqizimin e grave dhe u zotua se në mandatin e ardhshëm qeverisës rinia do të jetë prioritet.Veseli ritheksoi se do të ketë ngritje pagash në sektorin publik, ndërsa kërkoi nga qytetarët e Shtimes që më 11 qershor t’i thonë jo stagnimit dhe jo shkatërrimit të Kosovës.

******************************************************

Sot në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Vushtrrisë.Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se pas 10 viteve në politikën kosovare, tash edhe shpirtërisht e përjeton një situatë krejtësisht tjetër duke besuar kështu në ndryshimet politike që e presin Kosovën.“Do të ndodhë diçka e re që do ta drejtojë Kosovën nga civilizimi dhe prosperiteti. Jam i lumtur që jemi bashkuar me familjen e madhe Rugoviane, kjo na jep edhe më shumë fuqi që të gjithë se bashku të punojmë për një Kosovë dinjitoze” ka thënë Pacolli.Pacolli para vushtrriasve ka thënë se Avdullah Hoti është njeri i dijës, i qytetëruar, me tradita familjare dhe që meriton respekt, duke shprehur kështu mbështetjen e Aleancës Kosova e Re për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Avdullah Hotin.“Gjatë punës sonë të përbashkët unë jam bindur se synimi juaj është zhvillimi i Kosovës, mirëqenia e qytetarëve dhe ardhmëria e ndritshme e rinisë tonë të mrekullueshme. Ne do t’ju japim mundësi të rinjve tanë që të tregojnë për idetë e tyre, të cilat ne do t’i mbështesim edhe financiarisht”, ka shtuar Pacolli .Ai gjithashtu ka thënë se koalicioni i shpresës do ta krijojë një shoqëri, ku nuk do të ketë vend për zhvatësit.“Koha e presioneve dhe udhëheqjeve me forcë e shantazh ka kaluar, tash është koha për njerëzit që do ta ndërtojnë Kosovën e që do ta zhvillojnë ekonomikisht. Ne jemi bashkuar sot dhe së bashku jemi edhe më të fortë”, ka shtuar Pacolli.Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-Alternativa-LD, Avdullah Hoti tha se koalicioni i shpresës është koalicion i fitores pa asnjë diskutim.“Do ta sigurojmë një shtet të së drejtës dhe do ta kemi një sistem shëndetësor dinjitoz. Kërkoj mbështetjen nga ju për ta çuar ne vend amanetin e Presidentit Rugova dhe ta anëtarësojmë Kosovën në BE”, ka thënë ndër të tjera kandidati për kryeministër Avdullah Hoti.Më pas ai ka prezantuar edhe kandidatët e koalicionit për deputetë, në mesin e të cilëve është prezantuar edhe Arta Haxhaj, kandidate e cila vjen nga rajoni i Vushtrrisë. Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Vushtrri se PDK do të shkojë në opozitë, sepse kjo është zgjidhja e vetme për Kosovën.

*******************************************************

 

Aktivitetet e subjekteve politike të dites së enjte

partite-politike

01.06.2017. Në ditën e dytë të fushatës, pas tubimit në Pejë, Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim në komunën e Artanës.Para qytetarëve të Artanës kandidatët për deputetë dhe kryetari Visar Ymeri prezantuan projektin e Vetëvendosjes që funksionalizon shtetin e Kosovës dhe ftuan ata që të mbështesin ndryshimin më 11 qershor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.Kandidati për deputet nga kjo komunë, Emin Gerbeshi, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës janë të vendosur për ndryshimin. Ai tha se me qeverisjen e Vetëvendosjes do të rriten kapacitetet prodhuese dhe zhvilluese dhe do të përfitojnë të gjitha shtresat e popullatës, transmeton “Me Vetëvendosjen do të rimëkëmbet miniera e Artanës. Do të investojmë në repartet e fabrikave të cilat tani janë shndërruar në gërmadha, pra ne do t’i shndërrojmë në fabrika prodhuese dhe aty do të punësojmë brezin e ri”, tha Gërbeshi, duke potencuar po ashtu se komuna e Artanës është më e prekura nga procesi i decentralizimit etnik.Kandidati tjetër për deputet, Shemsi Syla, tha se Vetëvendosja premton trajtimin adekuat dhe me dinjitet për dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së, thuhet më tutje në komunikatë.“U deshën të rinj dhe të reja që i takojnë një organizimi që quhet Vetëvendosje që të ngjallën shpresat për rimëkëmbje të asaj ndjenjës të artë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Syla, duke kujtuar çlirimin e Kosovës dhe degradimet e qeverisjeve të pasluftës.Kurse, kandidatja tjetër për deputete, Albana Gashi, tha se qytetarët e kanë humbur shpresën dhe kjo nuk ndodhi as rastësisht, as aksidentalisht. Ajo theksoi se humbja e shpresës popullore është pasojë e keqqeverisjes të gjatë me nga dy partitë, PDK e LDK.“PDK e LDK janë bashkëpjesëmarrës edhe në shkatërrimin e shëndetësisë, rrënimin e arsimit e kapjen e drejtësisë.

*************************************************************************

Lideri i AAK-së, i nominuar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës që ka zhvilluar sot në Prizren, theksoi se Prizreni është i veçantë, jo vetëm për shkak të kulturës dhe historisë, por edhe për shkak të mënyrës së jetës që zhvillohet në këtë qytet, bashkëjetesës së kulturave dhe besimeve të ndryshme, për të cilat Hardainaj tha se e bëjnë krenar.

Haradinaj tha se Kosova nuk ka bërë sa duhet për Prizrenin, ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, Prizreni do të ketë një krah të fuqishëm.

“Kur e ke një krah, sa do e vështirë që është puna, bëhet me e lehtë, dhe mendoj se Prizrenit po i vjen partneri i vet, jo vetëm ai që i vjen Prizrenit vetëm deri në ditën e zgjedhjeve, por që ia din të gjitha rrugët e Prizrenit, historinë e lavdishme”, tha Haradinaj, raporton KP.Ai po ashtu theksoi se i din vështirësitë e zejtarëve, dhe si nominuar për kryeministër të vendit, u premtoi përkrahje bizneseve jo vetëm në Prizren, por edhe në gjithë Kosovën.“Kur kam biseduar me zejtarë për tatimet që u vinë nga administrata, kur më kanë treguar për gjendjen materiale, vështirësitë që kanë, më kujtohet që u kam thënë se kur të vjen dita me fol, atëherë flasim. Tash zejtarët partner do ta kenë qeverinë dhe nuk do të punojnë më pa krah”, tha Haradinaj.Lulzim Kabashi, kryetari AAK-së në Prizren dhe kandidat për deputet, tha se sot Prizreni dhe Kosova ka nevojë për një udhëheqës, që garanton zhvillim dhe siguri. Aktivitete politike Haradinaj ka pasur edhe ne Obiliq dhe Fushe Kosove.

***************************************************************

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alterantiva, Avdullah Hoti, ka thënë se janë bërë bashkë me AKR-në, Alternativën dhe të tjerët për ta kthyer nderin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës.

“Ne jemi alternativa e vetme për këtë shoqëri”, ka thënë Hoti në tubimin elektoral në Prishtinë. Ai ka theksuar se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është koalicion i shpresës, ndërsa ai i PDK-AAK-Nisma, është koalicion i frikës. Hoti ka premtuar rritje të buxhetit prej 3 miliardë euro deri në fund të mandatit dhe hapje të vendeve të reja të punës.

 

*******************************************************

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shpalosur para qytetarëve të Gjakovës platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”, e cila siç tha ai do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të sigurt për Republikën e Kosovës.

Veseli tha se Gjakova ka nevojë për zhvillim ekonomik, për infrastrukturë më mirë dhe vende të reja të punës si të gjitha qytetet e vendit. Ndërsa tha se Kosovës i duhet një vizion i guximshëm, një lidership që merr vendime për ndërmarrësit dhe fermerët.

Kreu i PDK-së tha se platforma qeverisëse “Fillimi i Ri” do të rrisë mbështetjen për sektorin privat përmes ndihmës dhe lehtësirave ligjore për bizneset, si dhe përmes rritjes së granteve e subvencioneve në bujqësi prej 120 milionë euro.

Veseli i siguroi nga Gjakova të gjithë punëtorët e administratës, mësimdhënësit, mjekët dhe gjithë shërbyesit publik, se do të kenë rritje pagash prej 30 për qind.

 

Aktivitetet e partive politike në fushatë të së mërkures

partite-politike

31.05.2017.

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën në Fushë Kosovë, se me fitoren e koalicionit të djathtë do të përfundojë koha kur institucionet shtetërore kanë punuar për interesa të tre ose katër personave.“Ju garantoj se ky koalicion do të merret me temat më të vështira për vendin dhe do t’i kryejë me sukses ato. Me fitoren e koalicionit të shpresës do të marrë fund edhe koha kur institucionet e shtetit kanë punuar për interesa të tre-katër personave dhe tani e tutje ato do të jenë në shërbim të qytetarit”, ka thënë Hoti.Ai ka shtuar se është shumë i kënaqur me entuziazmin dhe pjesëmarrjen e përkrahësve të koalicionit në secilin vend të Kosovës që e kanë vizituar dhe me këtë entuziazëm do ta mbyllim fushatën me fitoren e 11 qershorit.

***************************************************************

Kandidati për kryeministër i koalicionit, PDK, AAK, NISMA Ramush Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë, ka thënë se do ta mundin korrupsionin, krimin e terrorizmin, derisa shtoi se janë bashkuar për ekonomi dhe investime në bujqësi.Ai para mijëra simpatizantëve ka thënë se për të arritur deri të kjo ditë e lirisë dhe demokracisë me të mirtë e këtij vendi kanë rënë për këtë ditë, Haradinaj shtoi se do t’i shërbejë Kosovës pa asnjë kusht deri në sakrificë. Ai tha se Kosovën s’do ta mund korrupsioni por do ta mundin korrupsionin, krimin e terrorizmin.”Kosova na ka thirr kështu bashkë që të kemi ekonomi, të kemi investime në bujqësi, ta rrisim prodhimin tonë të tokës sonë që është bërë me duart tona”, tha Haradinaj.Pretendenti për kryeministër tha se Kosova i ka thirr me e ruajt identitetin kombëtarë e fetar. Haradinaj tha se i ka thirr Kosova që të bëhen bashkë për Kosovën.

**********************************************************

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot në Gjilan se me fitoren e Vetëvendosjes populli fillon të shpaguhet.Kurti tha në hapje të fushatës parazgjedhore se tashmë qytetarëve tashmë po u kthehet shpresa, guximi dhe borxhi dhe se merr fund frika e plaçkitja.“Fitorja e Vetëvendosjes është interes shoqëror, demokraci qytetare dhe nevojë ekonomike. Gjilani është ndëshkuar me moszhvillim. Me fitoren e VV-së në Gjilan e Kosovë bujkut ia kthejmë rendimentet, shkollave arsimin, spitaleve shëndetësinë. Gjilanit i jemi mirënjohës si komb e si shoqëri”, tha Kurti, raporton KP.Sipas tij, Vetëvendosja me Qeverinë e saj e garanton shtetin e mirëqenies.Kurti tha se tash në fushatë do të dëgjohet se si Vetëvendosje s’e njeh shtetin e Kosovës.“Ne iu themi atyre njëherë e mirë. Po ne e njohim shtetin e Kosovës. Madje jemi të vetmit që punojmë që ky shtet të forcohet. Këta të koalicioneve nuk e njohin këtë shtet. Ata duhet të përgjigjen për cilin shtet po punojnë”, tha Kurti.Ndërsa kryetari i VV-së, Visar Ymeri, duke folur për partitë tjera, tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po luan me lodra me bateria.“Këta politikanë me bateria do të lodhen shumë shpejt. Bateritë e tyre sot do t’i mund energjia jonë. Energjia e të varfërve dhe punëtorëve të shtypur. Energjia juaj. Kjo energji do t’i dërgojë me pension. Edhe ne burg pensionin do të ua dërgojmë, dhe pasurinë e vjedhur do t’ua konfiskojmë”, tha Ymeri.

**************************************************************************

Delawie: #AsUne nuk do të votoja për kandidatët e korruptuar

30.05.2017 . Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka mbështetur iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë, #AsUne.

Fushata #AsUne nuk do të votoj për kandidatë të korruptuar kishte nisur menjëherë pasi u njoftua për datën e zgjedhjeve. Demokracia në Veprim kishte lansuar këtë fushatë me qëllim të vetëdijesimit të votuesve, që me votën e tyre të mos ua japin edhe një mundësi, kandidatëve që nuk i përfaqësojnë denjësisht.

Lëvizja Vetëvendosje me komunikatë për media për demolimin e shtepisë së kandidatit për deputet Sadri Ramabaja

sadri
30.05.2017. Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka thënë se dje, “persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar shtëpinë e kandidatit për deputet, Sadri Ramabaja, me ç’rast i janë shkaktuar dëme të shumta materiale”

“Lëvizja Vetëvendosje e dënon ashpër këtë sulm vandal dhe fton organet e rendit që sa më parë të zbardhin të vërtetën, dhe fajtorët të vihen para drejtësisë”.

“Veprimet e këtilla nuk e frikësojnë e as nuk e zmbrapsin asnjë aktivist nga radhët tona. Angazhimi ynë për një shtet ku mbretëron drejtësia, rendi e ligji, nuk merr fund nga asnjë lloj presioni apo dhune, nga kushdo qoftë” thuhet ne komunikaten e VV

E ndersa vetë kandidati për deputet nga VV , Sadri Ramabaja në reagimin e tij në facebook ka shkruar:

“Cak i urrejtjes së këtyre shantazhuesve, që Policia ka gjasa t’i cilësoj si hajna ordinerë, kishte qenë biblioteka dhe tavolina e punës. Duket që urrejtja është zbrazur pikërisht në atë dhomë pune, ku është përfunduar studimi voluminoz “Federata Shqiptare – Kohezioni i shtetit-komb në BE” dhe ku janë shkruar e kanë marrë rrugën e publikimit me dhjetëra e qindra analiza të miat të publikuara në mediat tona dhe jashtë”, thotë Ramabaja.

“Sidoqoftë, ne nuk do të ndalemi së vepruari politikisht”, ka përfunduar ai.

 

140 të prekur nga helmimi në mitingun e PD-së

lulzim basha

28.05.2017. Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate të shpërndarë për mediat ka bërë me dije se ka shkuar në 140 numri i personave të paraqitur me shenja intoksikimi në spital pasi kishin marrë pjesë në mitingun e PD.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë:

Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur nga afër dhe me shqetësim gjatë gjithë ditës së sotme gjendjen e pacientëve të paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas incidentit të ndodhur në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Nga shërbimi i urgjencës së okulistikës, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur. Janë 140 raste të paraqitura për të marrë ndihmën e parë, ku midis tyre 14 pacientë janë shtruar (deri në orën 16:00).

Aktualisht në shërbimin e okulistikës në QSUT, po marrin shërbim 7 pacientë. Gjendja e tyre është e stabilizuar por mosnjohja e agjentit shkaktar ka imponuar monitorimin nga afër të tyre për ndonjë komplikacion të mundshëm.

Edhe pacientët që janë paraqitur më vonë shprehin të njëjtat shenja klinike, të një intoksikacioni (helmimi), si: skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme.

Pas komunikimeve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend raportohet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste me suspekt konjuktivit si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnozë.

Ministria e Shëndetësisë vijon komunikimet me organet shtetërore kompetente ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes.

Sondazhi i Radhës!?

28.05.2017 Një sondazh i bërë nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale e nxjerr fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit koalicionin PDK-AAK-NISMA me 40.82 për qind të votave, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e radhit në vendin e dytë me 30.22 për qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Sonadazhi i Instituti t për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë  është bërë në 7 qendrat kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë), kurse si mostër marë 3500 respodentë , sipas metodës së rastësisë.

Në bazë të këtij sondazhi  për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-NISMA do të dilte fitues i zgjedhjeve me 40.82 %, koalicioni LDK-AKR-Alternativa e dyta 30.22 %  qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Zgjedhjet nacionale mbahen më 11 qershor pas rrëzimit të Qeverisë së koalicionit PDK-LDK. Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti e Albin Kurti garojnë për Shef të Qeverisë.

KQZ bënë tërheqjen e shortit për rënditjen e partive politike

kqz

26.05.2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Pas tërheqjes së shortit Partia Demokratike të Kosovës-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma për Kosovën janë të renditura në numrin 12 në fletëvotim.

Koalicioni, Lidhja Demokratike e Kosovës-Aleanca Kosova e Re-Alternativa kanë numrin 16, raporton Telegrafi.

Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 35 në fletëvotim.

Partia Fjala në fletëvotim ka numrin 29.

Lista serbe ka numrin 22 në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkaq, ‘Progresivna Demokratska Stranka’ ka numrin 18; ‘Jedinstvena Goranska Partia’ 11; Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës 19; Partia Liberale Egjiptiane 24; ‘Napredna Snaga Kosova’ 23; Partia rome e bashkuar e Kosovës 36; ‘Kosova turk adalet partisi’ 33; Partia demokratike turke e Kosovës 26; Partia e ashkalive për integrim 13; Partia demokratike e Unitetit 28; Iniciativa e re demokratike e Kosovës 20; ‘Partia kosovski srba gradjanska  inicijativa’ 27; ‘G.I za prosperitet Kosova’ 31; ‘G  I euromendje alternative’14 dhe ‘Pokret za Gora’ 17.

Mashtruesit e aviobiletave per udhetime turistike

OFERTA PAKETA TURISTIKE

24.05.2017. Agjenci të shumta të regjistruara nëpër shtete të ndryshme të botës, mbrapa të cilave qëndrojnë kryesisht persona nga Kosova, edhe sivjet kanë filluar t’i mashtrojnë qytetarët, duke u dërguar nëpër telefonat e tyre përmes “Viber”-it oferta super të lira për pushime verore në Turqi, por edhe në shtete të tjera, por edhe oferta për bileta avioni në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më gjerë.

“Rezervoni më herët dhe përfitoni çmime më të lira. Hotel me 4 yje, ‘All Inclusive’ prej 299 eurosh për shtatë net, hotel me 5 yje, ‘All Inclusive’ prej 370 euro për 7 net. Për rezervime na kontaktoni përmes numrave të telefonit apo edhe uebfaqes”, thuhet në një mesazh që u është dërguar shumë qytetarëve nga platforma “Viber” nga një numër i telefonit të Rusisë.

Përveç kësaj edhe agjenci të tjera përmes “Viber”-it po promovojnë oferta shumë të lira për të udhëtuar me avion për në Gjermani e Zvicër me çmime minimale.

Për të qenë sa më bindës individët e njëjtë, por duke ndërruar emrat e agjencive, përdorin edhe “Call Center” ilegalë që operojnë në vendin tonë. Të njëjtit deri sa arrijnë t’i marrin paratë nga qytetarët promovojnë zyrat dhe numrat e telefonit në vendin tonë. Por, në momentin kur e arrijnë qëllimin, zyrat e tyre mbyllen, e numrat e telefonit nuk funksionojnë fare. Bazuar në të dhënat e fundit llogaritet se deri më tash më shumë se 50 mijë qytetarë janë viktimë e këtyre agjencive mashtruese, të cilët kanë paguar mjetet, por nuk kanë arritur të fluturojnë pasi që agjencitë e tilla në momentet e fundit kanë anuluar fluturimet.