Radio Kalabria- Me ju dhe vetem per ju

Shkarkoni audio fajllin per te degjuar radio kalabrine

Posts by Category

Sot është Dita e Evropës.

be ko

09.05.2018. Një ditë e cila feston Bashkimin më të rëndësishëm të kontinentit tonë si është Bashkimi Evropian. Me moton “United in diversity” ky insitucion synon paqen dhe harmoninë ndërmjet shteteve pavarsisht sa të ndryshëm këta shtete janë. Qoftë ky qëllim fisnik ai që do të prijë kontinentin tonë sot e mijëra vjet!

 

Hamit Shala R.K.

Dhjetëra persona janë lënduar pasi një autobus me të cilin udhëtarët po shkonin për në shëtitje ka pësuar aksident

05.05.2018.  E perditesuar: Autobusi ishte me udhetar nga Ferizaj dhe rrethina ne mes Fshatit Jabllanice e Kaliqan qe te qon kah Istogu

Lajm: Dhjetëra persona janë lënduar pasi një autobus me të cilin udhëtarët po shkonin për në shëtitje ka pësuar aksident në vendin e quajtur “Dudesh”, të Komunës së Pejës.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, por ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësorë.

Spitali i Pejës përmes një komunikate njofton se të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa tregon se për trajtim kanë shkuar 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme.

“Asnjë nga pacientët nuk është në rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar”, thuhet në komunikate

Gjendet nje prej policëve të zhdukur

kerkimi

03.05.2018. Policia e Kosoves ka bere me dije se eshte gjetur njeri trup I policëve te zhdukur, ai eshte gjendur 5 km larg nga vendi ku ishte gjetur vetura . Ndersa kerkimet po vazhdojne ende per trupin e policit tjeter
Kryeprokurori Shukri Jashari i cili gjendej në vendin ku është gjetur trupi i policit Malsor Dashi, ka treguar se nga shënimet e para raportohet për aksident komunikacioni.

“Pas kërkimeve nga njësitet relevante është gjetur trupi i Malsor Dashit. Mjekësia ligjore trupin e ka dërguar në obduksion. Nga shënimet e para shihet se ky është aksident i komunikacionit”

Jashari ka treguar se kufoma është e lënduar në kokë, por jo edhe në trup.

Sipas tij, viktimën e kanë identifikuar nga numri i ID në këmishën që e kishte veshur.

Samiti në Sofje, Sllovakia kërkon të mos ketë flamuj dhe simbole shtetërore – shkaku i Kosovës

samiti

03.05.2018. Korçok, i cili së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, do të marrë pjesë në samitin në Sofje, ka thënë se Sllovakia shumë herë është përcaktuar qartë se çfarë lloj qëndrimi ka për Kosovën. “Qëndrimi i Sllovakisë ndaj shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ndryshon”, citojnë tutje mediat serbe Korçok. Ai ka folur edhe rreth integrimeve në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kërkimet për policet e zhdukur ne ditën e Katërt

kerkimi

02.05.2018. Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, të dy policët rezultojnë të kenë humbur në lumin Lepenc. Pjesëtarët e FSK-së, NJSI-së dhe Alpinistë nga klubi i Prishtinës, pritet të rinisin edhe sot kërkimet për policët e zhdukur të Policisë së Kosovës në Kaçanik

H.Shala. Radio Kalabria

Edi Rama komenton deklaraten e njohësit për sigurinë e Ballkanit

edi rama

02.05.2018. Dite me pare gjate nje interviste ne Zerin e Amerikes njohesi i qeshtejeve per ballkan dhe Europe Z.Phillips tha se Shqiperia dhe Kosova rrezikohen nga Erdoganizmi dhe Turqia.Kesaj deklarate iu kunderpergjigj kryeministri i Shqiperis Edi Rama i cili tha se Shqiperia dhe Kosova nuk rrezikohen nga Turqia dhe se mardhenjet shteterore jane te shkekqyera midia Turiqis dhe Shteteve Shqiptare.

 

Hamit Shala R.Kalabria

Kosova bëhet edhe me një parti të re!

parti e re

01.05.2018.  Kosoves ne jeten politike ju shtu edhe nje partie pa emer dhe pa logo.Hapjen e kesaj partite e njoftoi ish deputeti i vetevendosjes Visar Imeri I cili tha se qe nga tani grupi i deputetve te pavarur ne parlamentin e Kosoves kane parit.Sipas statusit politike kjo parti prite qe te jet me pikpamje politike socialdemokrate.

H.Shala. R.Kalabria

Përmbledhje nga Protesta e organizuar nga BSPK-ja (video)

01.05.2018. Gjatë ditës korrespontja nga terreni ka raportuar ne lidhje me rrjedhen e protestes organizuar nga BSPK, e permbledhur ne video është Fjalimi i kryesindikalistëve të BSPK-së me rastin e protestës së punëtorëve si dhe intervista me dy kryesindikalistet mga sindikata UNIA nga Zvicra, të cilët erdhën nga Zvicra enkas për të ju bashkuar protestës së punëtorëve të BSPK-së !

 

Trump i gateshem te takohet me liderin e Kores Veriore Kim Jong un?

               trump
01.05.2018.Administrata Trump shihet se eshte e fokusuare t’i jap fund tensioneve ne gadishullin Korean madje vet presidenti Trump eshte i gatshem te takohet me liderin Korean Kim Jong un .Nje zedhense e pentagonit tha per media se amerika eshte e fokusuar ne demilitarizimin e Kores Veriore nga armet nukleare ajo tha se kete gje e ka kuptuar edhe lideri i Kores veriore kjo pasi aj pranoje te takohet me homologun e shtetit fqinje nga Korea e jugut .Mirpo takim Trump-Kim Young un do ti jepte funde shum qeshtejeve ta pasgjidhura.Se ku to te ishte i mundur qe te zhvillohej ky takim ende nuk dihet.

Nga Hamit Shala R.Kalabria

Haradinaj për 1 Maj në Drenicë

ramushi

01.05.2018. Kryeministri i Kosoves qendroi ne rajonin e Drenices dhe vizitoi qytetin e Drenasit, aty u prite nga krytari I Drenasit Ramiz Lladrovci i cili kerkoj mbeshtetjen e Kryeministrit ne zgjidhjen e Problemit te Feronikelit Kryeministri tha se kjo pune eshte qeshtje ditesh .Me pas vazhdoi ne Skenderaj ku u prite nga Krytari I Skenderajit Bekim Jashari. Haradinaj u shpreh i knaqur me punen e Kryatarit dhe tha se mbeshtetja per Skenderajin do te vazhdoje.