Gjermania me ligjë të ri për punë.Lajmë i mirë për qytetaret nga Kosova!

Gjermania me ligjë të ri për punë.Lajmë i mirë për qytetaret nga Kosova!


Warning: get_headers(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

Warning: get_headers(http://wpt.ninja/s/?u=radiokalabria.com): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290
German Chancellor Angela Merkel arrives to attend the NATO (North Atlantic Treaty Organization) summit, in Brussels, on July 11, 2018. (Photo by Denis Charlet / AFP)        (Photo credit should read DENIS CHARLET/AFP/Getty Images)

Partitë e koalicionit qeverisës gjerman janë pajtuar për një ligj të ri emigrimi të martën për të tërhequr më shumë punëtorë profesionistë nga vende jashtë Bashkimit Evropian, iniciativë kjo që po konsiderohet e rrezikshme për të mbushur një numër rekord të vendeve të lira të punës dhe për të stabilizuar sistemin publik pensional.

Kancelarja e qendrës së djathtë, Angela Merkel, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer dhe ministri Social Demokrat i Punës, Hubertus Heil, arritën marrëveshjen e kompromisit që heq vështirësitë tregtare për të gjithë qytetarët e vendeve jashtë BE-së me kualifikime për punë dhe shkathtësi të gjuhës gjermane.

Tri partitë e koalicionit u pajtuan për draft-ligjin, që kompanitë do të lejohen të rekrutojnë punëtorë të huaj në të gjitha profesionet, pavarësisht një liste zyrtare të sektorëve që kanë mungesë të punëtorëve, transmeton Reuters.

Dokumenti propozon po ashtu që qeveria nuk do të insistojë më që kompanitë t’u japin përparësi qytetarëve gjermanë për mbushjen e pozitave para se të kërkojnë për të huaj jashtë shteteve të BE-së.

Veç kësaj, siç janë pajtuar partitë e koalicionit qeverisës, të diplomuarve të huaj dhe punëtorëve me trajnime profesionale do t’u jepet mundësia të shkojnë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë nëse përmbushin kualifikimet e caktuara të punës dhe kërkesat për gjuhë gjermane.

Radio Kalabria-Z.S