Isa Mustafa:Thaçi s’mundet të flas ne emër te amerikanve!


Warning: get_headers(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

Warning: get_headers(http://wpt.ninja/s/?u=radiokalabria.com): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

38A7231B-3F25-42B5-98AB-285E02B9AD22

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se idetë për ndryshime të kufijve janë të Akademisë Serbe të bëra 20 ose 30 vjetmë parë dhe se kjo parti do të kundërshtojë fuqishëm projektet të tilla, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Lidhja Demokratike tashmë po provon të paraqesë një mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj. Shumicën në Kuvend, aktualisht, nuk e keni për ta kaluar këtë mocion. Si mendoni ta çoni vendin në zgjedhje, marrë parasysh këto rrethana?

Isa Mustafa: Po ne, tani për tani, jemi duke bashkërenditur këtë aktivitet me partitë opozitare, me Vetëvendosjen. Në Kuvend njerëzit nga Grupi Parlamentar yni janë koordinuar edhe me Partinë Social Demokrate. Do të mundohemi të bisedojmë edhe me disa përfaqësues të partive të pozitës dhe t’i bindim se shkuarja e mëtutjeshme e vendit me këtë Qeveri është në dëm të Republikës së Kosovës për shkak të një gjendjeje të të tanishme të pakicës qeverisëse.