Tifozeria shqiptare ne zi.Vdes tifozi i veçantë!

D4E44446-2AD4-4077-834A-20C574B030EC

Është ndarë nga jeta tifozi me i veçantë i klubit shqiptarë nga Tirana Partizanit,vogëlushi me aftësi të kufizuar Leo Cara duke i pikëlluar të gjithë,pasiqe ishte i pranishëm në çdo ndeshje që zhvillonte ekipi i tijë i zemres Partizani.Dhe pikëllimi me i madhë vije pranë derbin qe luhet neser me Tiranen.Nderkohë klubi i Partizanit ka shkruar para pak çastesh një postimë emocionues me foton e Leos ku shkruan”LAMTUMIRE LEO!
Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cara, për humbjen e Leos. Tifozi i veçantë me aftësi të kufizuara fizike i cili nuk linte ndeshje të skuadrës pa ndjekur dhe përkrahur në stadium, ka humbur betejën me jetën. Dashuria e tij për fanelën e kuqe e identifikoj vogëlushin si një prej mbështetësve më special të familjes së kuqe. Klubi i gjendet pranë familjes Cara në këto momente të vështira.
#PrehuNëPaqeLEO!”

Radio Kalabria-Z.S