Deputeti i AAK-së kercenon me doreheqje!

5C0F9826-2378-423A-877E-65D941DD2FCF

Deputeti nga radhë e AAK-se Gani Dreshaj është i gatshem te jap doreheqje nese nuk lirohen deputet e arrestuar,Shkumbin Demalijaj dhe Milaim Zeka.

Ja postimi i tij ne Facebook!

Arrestimi i deputetëve kosovarë për deklaratat e tyre në studio televizive është i padrejt dhe i turpshëm.

Prokuroria e Kosovës ka mjaft punë për të bërë, ka mjaft kriminelë që sillen në rrugët e Kosovës të lirë e kapadai.

Nuk është e lehtë ta mbyllësh një deputet të zgjedhur nga vota e popullit, veç pse ai ka shprehur mllefin e tij në studio televizive ndaj situatave të turpshme të krijuara kohëve të fundit.

Deputeti kudo në botë, në shtetet demokratike respektohet dhe gëzon imunitet, ndërsa tek ne arrestohet e lirohet me teke të dikujt!

Nëse kjo situatë vazhdon, publikisht e them se unë shumë shpejt do të dorëzoj mandatin e deputetit.

G.D

Radio Kalabria-Z.S