Arrestohet edhe Shkumbin Demalijaj!

667445FC-1138-4318-A66F-11198C2A3637

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimin e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

– Beka ka njoftuar se deputeti Demaliaj është ndaluar për 48 orë.

Arsyeja e ndalimit të tij është një deklaratë me mesazh kërcënues ndaj ish prokurorit, Elez Blakaj.

Një ditë më parë për të njëjtën akuzë ishte arrestuar edhe deputeti, Milaim Zeka.

Radio Kalabria-Z.S