Uragani Mangout shkreton Filipinet!81 të vdekur

A5C91A3C-DBD4-4103-B8A9-7A383969BFB0

Numri i të vdekurve nga Uragani Mangout që goditi Filipinet është rritur.

Sot, autoritetet folën për 81 të vdekur, por ky numër mund të rritet më tej, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për dhjetëra njerëz të cilët janë zënë poshtë nga rrëshqitja e dherave.

Uragani Mangout kaloi të shtunën në pjesën veriore të Filipineve, duke shkatërruar shtëpitë dhe përmbytur tokat bujqësore.

Që atëherë, numri i të vdekurve ka vijuar të rritet nga rrëshqitja e madhe e tokës që ndodhi në qytetin Itoon, në ishullin e Lusonit, në pjesën veriore të Filipineve.

Radio Kalabria-Z.Selmanaj