Dhjetëra persona janë lënduar pasi një autobus me të cilin udhëtarët po shkonin për në shëtitje ka pësuar aksident

Dhjetëra persona janë lënduar pasi një autobus me të cilin udhëtarët po shkonin për në shëtitje ka pësuar aksident


Warning: get_headers(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

Warning: get_headers(http://wpt.ninja/s/?u=radiokalabria.com): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

05.05.2018.  E perditesuar: Autobusi ishte me udhetar nga Ferizaj dhe rrethina ne mes Fshatit Jabllanice e Kaliqan qe te qon kah Istogu

Lajm: Dhjetëra persona janë lënduar pasi një autobus me të cilin udhëtarët po shkonin për në shëtitje ka pësuar aksident në vendin e quajtur “Dudesh”, të Komunës së Pejës.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, por ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësorë.

Spitali i Pejës përmes një komunikate njofton se të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa tregon se për trajtim kanë shkuar 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme.

“Asnjë nga pacientët nuk është në rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar”, thuhet në komunikate