Gjendet nje prej policëve të zhdukur

kerkimi

03.05.2018. Policia e Kosoves ka bere me dije se eshte gjetur njeri trup I policëve te zhdukur, ai eshte gjendur 5 km larg nga vendi ku ishte gjetur vetura . Ndersa kerkimet po vazhdojne ende per trupin e policit tjeter
Kryeprokurori Shukri Jashari i cili gjendej në vendin ku është gjetur trupi i policit Malsor Dashi, ka treguar se nga shënimet e para raportohet për aksident komunikacioni.

“Pas kërkimeve nga njësitet relevante është gjetur trupi i Malsor Dashit. Mjekësia ligjore trupin e ka dërguar në obduksion. Nga shënimet e para shihet se ky është aksident i komunikacionit”

Jashari ka treguar se kufoma është e lënduar në kokë, por jo edhe në trup.

Sipas tij, viktimën e kanë identifikuar nga numri i ID në këmishën që e kishte veshur.