Anulohen rinumrimet ne Prishtine dhe Prizren

25.11.2017.

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje të parashtruara në lidhje me vendimin e PZAP-së për rinumërim të votave të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.

Kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Partisë Demokratike, e para për rinumërim të votave në Komunën e Prishtinës dhe tjera për Komunën e Prizrenit, janë hedhur poshtë nga Gjykata Supreme pas ankesave të parashtruara nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka konsideruar vendimet e PZAP-së joligjore, duke qenë se ende nuk ka përfunduar numërimi i plotë i votave.

Në aktvendimin e Supremes thuhet se, “pranohet si e bazuar ankesa e Vetëvendosjes, ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i datës 22 nëntor 2017, ashtu që refuzohet ankesa e LDK-së, me seli në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar që të rinumërohen – rivlerësohen fletëvotimet e pavlefshme, të përdorura nga votuesit por të paplotësuara, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Prishtinës të cilat kanë qenë në kutinë e votimit dhe të rinumërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta në vendvotime të përshkruara si nën pikën I të dispozitivit të vendimit në fjalë