Mediat nderkombetare: Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë

Mediat nderkombetare: Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë


Warning: get_headers(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

Warning: get_headers(http://wpt.ninja/s/?u=radiokalabria.com): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

12.06.2017 Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor në Kosovë.thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Me 70 për qind të votave të numëruara, koalicioni i kryesuar nga PDK kishte 34.3 për qind të votave, Vetëvendosje (VV) 26.3 për qind, dhe koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25.8 për qind, shkruan Reuters duke cituar rezultatet e DnV-së.

Rreth 1.9 milion kosovarë, gati gjysmë milioni i të cilëve jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e treta që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 41.5 për qind, më e ulëta që nga viti 2008, me shumë kosovarë të frustruar mbi mungesën e përparimit ekonomik dhe një nivel të thellë të korrupsionit. Në vitin 2010 dhe 2014 pjesëmarrja ishte 48 dhe 43 për qind.