Mbyllen qendrat e votimit, nis numërimi i votave


Warning: get_headers(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

Warning: get_headers(http://wpt.ninja/s/?u=radiokalabria.com): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

11.06.2017. Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë, proces ky që nga monitoruesit është vlerësuar i qetë dhe pa incidente të theksuara.

Në gjithë Kosovën sot është votuar në 889 qendra votimi me gjithsej 2,490 vendvotime, derisa numri i votuesve të regjistruar ishte 1, 872, 941 votues.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga mbi 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe të akredituarit nga ambasadat në Prishtinë.