KQZ: Dalja në Zgjedhje deri në orën 19:00, 41,% e votuesve


Warning: get_headers(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

Warning: get_headers(http://wpt.ninja/s/?u=radiokalabria.com): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /home/radiokalabria/public_html/wp-content/themes/wp-eltorn/functions.php on line 290

dAKA V

11.06.2017.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultatet e votimeve deri në orën 19:00, ku numri i përgjithshëm i vendvotimeve është 2.490, ndërsa numri dhe përqindja e vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhënat është 259 / 10,40% të vendvotimeve.

Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar që është regjistruar deri në orën 19:00 është 72.165 Ndërsa, përqindja e votuesve që kanë votuar është 41,30 për qind.

*********************************************

KQZ: deri në orën 15:00 numri i votuesve ka arritur në 506,047 votues

11.06.2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00 numri i votuesve ka arritur në 506,047 votues

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve është 2 mijë e 490, ndërsa numri dhe përqindja e përgjithshme e vendvotimeve e të cilat janë dërguar të dhënat, është 2 mijë e 412, 97,03 për qind

Ndërsa, përqindja e votuesve që kanë votuar në vendvotimet që kanë dërguar të dhëna ka arritur në 27,73 për qind.

……………

KQZ: Deri në orën 11, votuan 8.5 për qind e qytetarëve
11.06.2017. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e dytë për media, ka njoftuar per nje proces normal zgjedhor .

“Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.45 % e votuesve të regjistruar në listën përfundimtare. Në zgjedhjet e kaluara në këtë kohë ka qenë 9.46 %”, ka thënë Daka.

Konferenca e radhës e KQZ-së zhvillohet në orën 15:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e votimit dhe për pjesëmarrjen në votim deri në ora 15:00.